E mërkurë, 26 Mars, 2025

NIS VITI I RI SHKOLLOR, PËR HERË TË PARË DO TË KETË PUSHIM EDHE NË PRANVERË

Përveç pushimit pranveror dhe vitit shkollor të vazhduar, risi është edhe zbatimi i e-ditarit të ri, i përgatitur me mbështetjen e BE-së përmes fondeve IPA. Ai është në fazën e testimit dhe, siç ka theksuar ministri Shaqiri, paralelisht po bëhen trajnime të administratës në 40 shkolla në të cilat do të zbatohet si projekt pilot derisa të konfirmohet funksionaliteti i tij.

Sot nis viti shkollor 2023/2024 i cili, me vendim të Qeverisë, për herë të parë do të përfundojë në datën 17 në vend se më 10 qershor. Përveç pushimit dimëror, nxënësit do të kenë edhe pushim pranveror, nga 29 prilli deri më 5 maj 2024.

Në bazë të Konceptit për arsimin fillor, i cili në etapa zbatohet nga viti 2020, këtë vit shkollor me programe të reja arsimore do të mësojnë nxënësit në klasën e tretë dhe të gjashtë dhe për këtë po përgatiten libra të rinj.

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri ka bërë të ditur se vonesa do të ketë vetëm të librave për klasën e gjashtë të cilat janë në fazën e miratimit dhe pret që të jenë gati gjatë shtatorit.

Ndërkohë, në dispozicion do të jenë materialet ndihmëse të cilat i përpunoi Byroja për Zhvillim të Arsimit (BZHA) për klasën e tretë dhe të gjashtë dedikuar edhe për nxënësit edhe për mësimdhënësit dhe janë në dispozicion në formë elektronike në ueb-faqen e Byrosë.

Në pyetjen e gazetarëve nëse ndjen përgjegjësi për vonesën e librave, Shaqiri u përgjigj se ai si ministër e ka përfunduar tërë procedurën në fund të korrikut, kur është sjellë vendimi për operator ekonomik për shtypje, dhe se nuk ka marrë pjesë në procedurat e Komisionit nacional për librat shkollorë, Shërbimin pedagogjik dhe në mendimin e recensentëve.

Lidhur me arsimin e mesëm, informoi se vetëm në një vit janë miratuar 150 libra shkollorë, pjesa më e madhe në arsimin e mesëm profesional dhe ato në etapa do të shtypen dhe dorëzohen nxënësve në tirazh të cilin do ta paraqesin vetë shkollat. Këta libra janë në dispozicion në formë elektronike përkatësisht në faqen e Shërbimit pedagogjik janë bashkangjitur në portalin e-ucebnici.mon.gov.mk.

Përveç pushimit pranveror dhe vitit shkollor të vazhduar, risi është edhe zbatimi i e-ditarit të ri, i përgatitur me mbështetjen e BE-së përmes fondeve IPA. Ai është në fazën e testimit dhe, siç ka theksuar ministri Shaqiri, paralelisht po bëhen trajnime të administratës në 40 shkolla në të cilat do të zbatohet si projekt pilot derisa të konfirmohet funksionaliteti i tij.

Në vitin shkollor do të ketë edhe masa të reja të sigurisë në shkolla. Shaqiri njoftoi se me Ministrinë e Punëve të Brendshme i definojnë, siç tha, “drejtimet e nevojshme për të gjitha shkollat dhe të gjithë do të njoftohen nga ana e MPB-së”.

Me Ministrinë e Financave, MASH po bisedon për përqindjen e harmonizimit të pagave me atë minimale në shtet, që do të jetë e ardhur shtesë përveç 10 për qindëshit i cili do t’i takojë të punësuarve në arsim, si dhe në sektorin publik, në bazë të Marrëveshjes së Përgjithshme Kolektive.

Pas paralajmërimit për grevë nga Sindikata e Pavarur e Arsimit dhe Shkencës, ministri i këtij dikasteri porositi që nxënësit të mos shfrytëzohen si instrument për shkak të pakënaqësisë nga pagat.

“Le të gjejnë ndonjë instrument tjetër nëse nuk janë të kënaqur, vetëm të mos jenë nxënësit, ndërsa unë si ministër them që nga 1 shtatori do të kenë paga më të larta”, porositi Shaqiri.

Ai shtoi se për një vit, me të gjitha etapat e rritjes, pagat e mësuesve janë rritur në mënyrë kumulative për 35 për qind dhe se kjo nuk është bërë për më shumë se 20 vjet.

“Do të vazhdojmë me paga më të larta edhe nga ky 1 shtator. Rritja do të ketë një pezullim në përputhje me Marrëveshjen e përgjithshme kolektive, siç do të marrin të gjithë punonjësit në sektorin publik, duke përfshirë edhe arsimin dhe një përqindje e caktuar që jemi duke negociuar me Ministrinë e Financave për harmonizimin e pagës minimale”, tha Shaqiri.

Pas fillimit të sotëm të vitit shkollor, mësimi do të zgjasë deri më 29 dhjetor kur përfundon gjysmë vjetori i parë. Nga 30 dhjetori nxënësit do të jenë në pushim dimëror, ndërsa gjysme vjetorin e dytë nxënësit në këtë vit shkollor do ta fillojnë më 22 janar.

Të fundit