Kryeministri bullgar Nikolai Denkov thotë se qeveria e tij nuk ka arsye të ndryshojë qëndrimin ndaj Maqedonisë dhe pret që RMV të përmbushë detyrimet e marra me propozimin francez.
“Absolutisht jo. Me zbatimin e të ashtuquajturit propozim francez, si rezultat i të cilit u hoq vetoja, në fakt biseda nuk është më mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, por mes RMV-së dhe BE-së. Ajo që pritet është që fqinjët tanë të përmbushin detyrimet e marra ndaj BE-së. Nuk ka arsye për të ndryshuar qëndrimin tonë”, tha Denkov.