E diel, 16 Mars, 2025

OSMANI: PRESIM QË UKRAINA TË KTHEJË MBËSHTETJEN NDAJ KOSOVËS

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka deklaruar ditën e sotme se pret nga Ukraina të kthejë mbështetjen ndaj Kosovës.

Osmani përsëriti mbështetjen ndaj vendit duke shtuar se askush nuk mund të bjerë në kurthin e Putinit.

Deklaratat, presidentja e Kosovës i bëri në shënimin e Ditës së Pavarësisë së Ukrainës, me rastin e së cilës ambasadat dhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës kanë pritur gazetarët e strehuar nga Ukraina.

Gazetarja e parë ukrainase e cila u strehua në Kosovë tha se Prishtina është shtëpia e saj e dytë.

Në shënimin e ditës së Pavarësisë së Ukrainës, e kryetarja e shtetit deklaroi se po i bashkohen mbështetjes ndaj këtij vendi, duke kujtuar sakrificën dhe vendosmërinë për të luftuar për paqe.

Askush në Evropë, siç tha Osmani, nuk mund të mbështes narrativen e Rusisë. Presidentja shtoi se Kosova e ka përjetuar dhimbjen dhe trimërinë e Ukrainës.

Të fundit