Gazetarët tradicionalisht janë shumë të kujdesshëm për atë që publikojnë. Ka shumë raste kur gazetarët diskutojnë me autoritetet se çfarë duhet dhe çfarë nuk duhet të publikojnë për të mos shkaktuar dëm. Në Maqedoni më në fund duhet të ndodh radikalizimi i gazetarisë, deri në atë masë që të mos ketë më një kujdes dhe konsideratë të tillë kur vendoset nëse do të publikohen apo jo informacione sekrete, sepse keqpërdorimi i detyrës politike është më se i dukshëm t politikani maqedonas nën mesataren .
Shkruan: Katerina Topallova
Ka sekrete që publiku nuk ka të drejtë dhe nuk duhet t’i dijë?! Pra, në një shoqëri demokratike, ne ia japim votën strukturës qeverisëse që do të kujdeset për sigurinë tonë personale dhe kolektive, e për të mos folur për interesat e shtetit, vetëkuptohet. Sekretet që qeveria i fsheh popullit të vet, me një qëllim të vetëm, mbrojtjen e rendit shtetëror, rregullimin dhe sigurinë, janë gjithmonë të justifikuara në aspketin shoqëror, por nëse qeveria qëllimisht dhe në mënyrë të organizuar fsheh dhe punon pas shpinës së popullit të vetë për përfitime dhe interesa personale të individëve, gjëra që lidhen me veprime të caktuara kriminale të të zgjedhurve apo politikanëve, atëherë nuk ka justifikime. Duhet të ketë përgjegjësi!
Dëshmitë dhe i gjithë materiali dokumentar i publikuar nga IRL në projektin e saj të fundit hulumtues “Vrasja në Tetovë” – ndërtimi i spitaleve modulare Covid-19, ka nxjerrë në shesh të gjitha neveritë, poshtërsitë dhe manipulimet që lidhen me njerëzit e parë të shtetit si dhe nxitja dhe lufta e përgjithshme për abuzim maksimal të pozitave dhe funksioneve shtetërore prej tyre, vjedhjet e sistemuara dhe pozicionimet shoqërore me qëllim pasurimin personal. E gjithë kjo, ku bëhet mbi kurrizin e qytetarëve apo, aq më keq, mbi vuajtjet e tyre, është në fund të fundit monstruoze, tronditëse dhe për dënimin më të rreptë, publik e institucional.
Por cili është ndryshimi midis asaj që ne si publik dinim për rastin dhe asaj që mësuam nga historia e IRL? Gazetarët e IRL argumentuan për gjithçka që thuhej se ishte e fshehtë publike, gjithçka që ne si publik dinim, por me gjithë apatinë dhe tronditjet tona të vazhdueshme të shkaktuara nga mosfunksionimi i institucioneve në shumë fusha dhe në shumë çështje të rëndësishme, ne nuk arritëm, në mënyrë adekuate ta artikulojmë atë në publik.
Gazetarët tradicionalisht janë shumë të kujdesshëm për atë që publikojnë. Ka shumë raste kur gazetarët diskutojnë me autoritetet se çfarë duhet dhe çfarë nuk duhet të publikojnë për të mos shkaktuar dëm. Në Maqedoni më në fund duhet të ndodh radikalizimi i gazetarisë, deri në atë masë që të mos ketë më një kujdes dhe konsideratë të tillë kur vendoset nëse do të publikohen apo jo informacione sekrete, sepse keqpërdorimi i detyrës politike është më se i dukshëm t politikani maqedonas nën mesataren .
Gjyqësori dhe prokuroria e pavarur janë të detyruara të sigurojnë dhe të luajnë lojën përfundimtare në të cilën të gjithë do të luajnë sipas të njëjtave rregulla, edhe të pasurit dhe të fuqishmit. Në realitet, prokuroria dhe gjyqësori luajnë një rol formal si mbrojtës të vlerave thelbësore të shoqërisë dhe janë burim konsistence gjatë periudhave të paqëndrueshmërisë politike. Por në përgjithësi, qeveritë në Evropë, ku Maqedonia nuk është përjashtim, por një rregull i vendosur prej kohësh, përpiqen të kontrollojnë prokurorët dhe gjyqtarët e tyre. Është ky lloj partneriteti i pushtetit të dyfishtë të kombinuar, i dukshëm në historinë e IRL të spitaleve modulare, që minon demokracinë dhe dobëson të drejtat tona themelore.
Erozioni apo kurora e plotë e kësaj lloj dashurie të ndaluar mes qeverisë, prokurorisë dhe drejtësisë, nuk e di sa herë ka shfaqur fytyrën e saj tinzare dhe të korruptuar, të cilën jemi mësuar ta shohim prej dekadash si imazh i shëmtuar që duhet të na kujtojë gjithë imoralitetin, joetikën, logjikën e paskrupulltë dhe pandershmërinë e këtyre institucioneve që jo vetëm kërcënojnë drejtpërdrejt të drejtat dhe liritë e njeriut, por gradualisht bëhen varrëmihës të rendit shtetëror, duke e çuar me vetëdije shtetin në prag të rrënimit dhe një potenciali objektiv për lojëra më të mëdha manipuluese gjeopolitike.
Fuqia e parasë është aq e madhe saqë bllokon arsyen dhe metastazon në mendje.
Por, zbulime dhe veprime të tilla janë vetëm fillimi, kurrsesi fundi, me qëllim efektivitetin në luftën kundër oligarkisë në Maqedoni, e cila është dëshmuar se është dëmtuesi dhe armiku më i madh i qytetarit dhe shtetit, në kurriz. të interesave të tyre personale dhe të biznesit.
Ndonëse ende nuk jemi në gjendje të parandalojmë kancerin, hulumtime të tilla gazetareske na premtojnë se përmes zbulimit të shpeshtë të fakteve dhe argumenteve, të paktën të operojmë vazhdimisht si publik mbi të gjitha metastazat e tyre që do të shfaqen në trupin e sëmurë të shtetit.