Faqja e internetit “Global Firepower” publikon çdo vit listën e renditjs së forcave të armatosura kombëtare, nga më të fuqishmet deri tek më të dobëtat. Gjatë vlerësimit merren parasysh faktorë të tillë si sasia e pajisjeve ushtarake dhe ushtarëve të çdo vendi, por ndër të tjera edhe gjendja e tyre financiare, kapacitetet logjistike dhe kushtet gjeografike.
Sikurse njofton kdp.mk, mbështetur në kriteret e mësipërme, krijohet vlerësimi “Indeksi i Fuqisë”, me ç’rast vlerësimi më i ulët tregon ushtrinë më të fortë.
Në Pasqyrën e “Global Firepower” për vitin 2023 janë përfshirë gjithsej 145 fuqi botërore.
SHBA-të kanë ushtrinë më të fuqishme në botë, ndërsa Maqedonia e Veriut është renditur e 108-ta.
Në këtë listë, Serbia është në vendin e 58, Kroacia në të 69-tin, Mali i Zi në vendin e 128, Bosnja dhe Hercegovina në pozitën e 133-të, kurse Kosova – në vendin e 134-të. Lista mbyllet me shtetin e Beninit e Butanit.
Dhjetë vendet e para,më të fuiqshme, sipas renditjes, janë SHBA, Rusia, Kina, India, Mbretëria e Bashkuar, Koreja e Jugut, Pakistani, Japonia, Franca dhe Italia.
“Global Firepower” tha se SHBA-ja zuri vendin e parë sepse “tregon shifrat më të mira në kategoritë kryesore materiale, financiare dhe burimore”.
Me 92 destrojerë, 11 aeroplanmbajtëse, 13.300 avionë dhe 983 helikopterë luftarakë, sipas të dhënave të muajit prill 2023, ky shtet u rendit i pari në shumë fusha, përfshirë këtu madhësinë e flotës së tij të avionëve, numrin e luftanijeve dhe fuqinë e flotës së tij të transportit. Gjithashtu, SHBA-të kanë buxhetin dukshëm më të madh të mbrojtjes prej 761.7 miliardë dollarësh, që është pothuajse trefishi i Kinës, e cila është në vendin e dytë me një buxhet për mbrojtjen prej 230 miliardë dollarësh, – shkruan “Business Insider” për ushtrinë amerikane, e cila është cilësuar si më e fuqishmja në botë.