E hënë, 20 Janar, 2025

ANALIZË E DW: NËSE S’KALOJNË NDRYSHIMET KUSHTETUESE S’DO TË KETË AS ZGJEDHJE TË PARAKOHSHME

Vetëm votimi “pro” i ndryshimeve kushtetuese mund t’i hapë rrugën zgjedhjeve të parakohshme. Në të kundërtën, partitë në pushtet nuk do të heqin dorë nga mandati i marrë legjitimisht dhe do ta shfrytëzojnë atë deri në fund, në përpjekje për të siguruar shumicën e nevojshme prej dy të tretave deri në zgjedhjet e ardhshme të rregullta, analizon DW në gjuhën maqedonase, përcjell KDP.

Ky është qëndrimi i pushtetit pasi dihet se nuk ka një mazhorancë të tillë për momentin dhe opozita vazhdimisht përsërit se nuk do të mbështesë ndryshimet kushtetuese, thuhet në analizë. Në mënyrë që procesi të ketë sukses dhe të arrihet në kohë, tani është faza që të zgjerohet kuadri kohor në të cilin mund të realizohet ai proces. Nëse më parë muaji nëntor tregohej si një lloj “afati” orientues-administrativ për ndryshimet kushtetuese, tashmë në disa raste si afat është shënuar përfundimi i mandatit të kësaj përbërje parlamentare.

“Qëllimi fillestar është deri në nëntor, por afati real është deri në ditën e fundit të mandatit të parlamentit aktual. Deri në ditën e fundit do të punojmë që të japim mbështetje për amendamentet kushtetuese duke qenë se nuk ka asnjë argument kundër”, ka thënë ministri i Jashtëm, Bujar Osmani.

Krahas përpjekjes për të siguruar mbështetjen për zbatimin e ndryshimeve kushtetuese (kushti pa të cilin nuk mund të fillojë hapja e kapitujve të negociatave), pavarësisht nga kjo, në skenën politike po zhvillohet një proces intensiv për asociimin dhe konsolidimin e partitë opozitare të bllokut shqiptar. Megjithëse ato parti nuk janë kundër ndryshimeve kushtetuese, disa analistë mendojnë se tentativat për të minuar bashkëpunimin e tyre për një bashkim të mundshëm në një front të përbashkët, mund t’u shkaktojnë atyre një revoltë, e cila në fund mund të ketë një ndikim negativ pikërisht në sferën e ndryshimeve kushtetuese, analizon DW.

RIGRUPIMET NË KAMPIN SHQIPTAR

Dhe ndryshimet në kampusin shqiptar janë mjaft të dukshme. Pasi Izet Mexhiti u largua nga BDI-ja dhe më 13 gusht do të promovojë partinë e re Lëvizja Demokratike, disa nga fraksionistët që nuk pranuan t’i bashkohen. Ata tashmë shfaqen publikisht krah për krah Ahmetit. E ndërsa zjarri në BDI është shuar, një shkëndijë është ndezur në opozitaren BESA, ku nënkryetari Arjanit Hoxha u largua nga partia dhe paralajmëroi formimin e një të reje.

Krahas dorëheqjes së kushtëzuar të BDI-së në mënyrë që opozita të mbështesë amendamentet kushtetuese, qeveria në periudhën e ardhshme pritet të ofrojë zgjidhje të tjera që mund të ndryshojnë mendimin e opozitës VMRO-DPMNE. Manifesti aktual për negociatat me BE-në, dokument rreth të cilit qeveria pret të bashkohen të gjitha partitë politike, VMRO-DPMNE e vlerësoi si dokument të krijuar në të njëjtën mënyrë që e ka kritikuar deri më tani – pa asnjë konsultim.

“Tani nuk është koha për truke dhe justifikime politike – proceset fitojnë sukses dhe vlerë nëse valorizohen në kohën e duhur”, ka thënë në Facebook zëvendëskryeministri për çështje evropiane dhe kryenegociatori me BE-në, Bojan Mariçiq.

Ai e vlerësoi manifestin si një thirrje të re për bashkimin e të gjithë liderëve politikë drejt negociatave për anëtarësim të plotë në BE.

“Manifesti i nënshkruar dhe i mbështetur nga të gjitha partitë politike do të jetë një dëshmi e fortë se ne kemi të njëjtin mision dhe synim kur bëhet fjalë për të ardhmen e shtetit dhe qytetarëve. Të gjitha partitë politike qëndrojnë në të njëjtën linjë dhe, duke lënë mënjanë dallimet e tyre, krijojnë një front të bashkuar”, ka shkruar Mariçiq.

Ai u bëri thirrje të gjithëve që të qëndrojnë në të njëjtën anë dhe me përkushtim dhe unitet për të vazhduar dhe përshpejtuar negociatat me BE-në.

OPOZITA KUNDËR MANIFESTIT

“I vetmi konsensus që mund të jetë i pranueshëm është për zgjedhje të parakohshme parlamentare”, janë përgjigjur sot nga VMRO-DPMNE.

“Ndryshimet kushtetuese në rrethana të tilla VMRO-DPMNE dhe koalicioni nuk do të pranojnë dhe kjo është e qartë për BDI-në dhe Kovaçevskin. Duke e ditur se nuk kanë shumicë prej dy të tretash për amendamentet kushtetuese, Ahmeti dhe Kovaçevski po blejnë kohë me të ashtuquajturin Manifest, dokument ky që është shkruar në selinë e BDI-së pa asnjë konsultim të VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit. Në vend që të ruanin dhe luftonin për interesat kombëtare në muajt e kaluar, kriminelët e BDI-së dhe SDS-së blenë qendra tregtare, dyqane, vetura, hapën kompani tregtare të energjisë elektrike, morën komisione, manipuluan tenderat për vete dhe të afërmit e tyre. “I vetmi konsensus për të mirën e qytetarëve dhe shtetit është që menjëherë të luftohet për dalje nga kjo agoni dhe humnerë në të cilën e zhytën shtetin”, thonë nga VMRO-DPMNE.

Edhe Lëvizja BESA ka dalë me qëndrim kundër Manifestit. Kërkon që më parë të nëbshkruhet manifest për luftimin e korrupsionit dhe dukurive tjera negative.

 

“Kur të gjitha këto çështje do të funksionojnë, atëherë BE do të hap dyer për Maqedoninë e Veriut. Derisa nga njëra anë nënshkruhen vetëm letra, a nga ana tjetër rritet korrupsioni dhe pasurimi i familjarëve të Kovaçevskit dhe Ahmetit, BE-ja do na mbajë largë dhe do të mbetet vetëm ëndërr”, thuhet në reagimin e BESA-s.

Të fundit