Deri në fund të muajit qershor 2023, mbi 4 milionë qytetarë jo të BE-së, të cilët u larguan nga Ukraina si pasojë e pushtimit rus më 24 shkurt 2022, kishin status mbrojtjeje të përkohshme në vendet e BE-së, bën të ditur Eurostat, përcjell KDP.
Vendet kryesore të BE-së që pritën përfitues të mbrojtjes së përkohshme nga Ukraina ishin Gjermania (1 133 420 persona; 28% e totalit), Polonia (977 740; 24%) dhe Çekia (349 140; 9%).
Krahasuar me fundin e majit 2023, numri i përfituesve të mbrojtjes së përkohshme nga Ukraina u rrit në BE me 45 800 (+1,1%). Rritjet më të mëdha janë vërejtur në Gjermani (+21 830; +2.0%), Çeki (+9 050; +2.7%) dhe Irlandë (+3 100; +3.7%).
Nga ana tjetër, vetëm dy vende regjistruan ulje të numrit të personave nën mbrojtje të përkohshme: Polonia (-13 635; -1.4%) dhe Italia (-1 005; -0.6%).
Krahasuar me popullsinë e secilit anëtar të BE-së, numri më i lartë i përfituesve të përgjithshëm të mbrojtjes së përkohshme për një mijë njerëz në qershor 2023 u vërejt në Çeki (32.2), Poloni (26.6), Estoni (25.8), Bullgari (24.9) dhe Lituani (24.7) , ndërsa shifra korresponduese në nivel të BE-së ishte e barabartë me 9.1 për mijë banorë.
Më 30 qershor 2023, qytetarët ukrainas përfaqësonin mbi 98% të përfituesve të mbrojtjes së përkohshme. Gratë e rritura përbënin pothuajse gjysmën (46.6%) të përfituesve të mbrojtjes së përkohshme në BE. Fëmijët përbënin pak më shumë se një të tretën (34.4%), ndërsa meshkujt e rritur përbënin më pak se një të pestën (19.0%) të totalit.