Është interesante se sa më pak që Kosova është serbe, aq më tepër është shpallë vend i shenjtë. Sot kur Serbia shprehimisht nuk ka asnjë lidhje me Kosovën, ajo për nacionalistët është më e shenjtë se edhe Jeruzalemi.
Shkruan: Milutin CEROVIQ*
Me dekada dëgjojmë nga propaganda serbomadhe histori të rreme dhe të sajuara për “Kosovën e shenjtë”.
Kjo retorikë mori vrull në fillim të viteve ’90, kurse kulmi i saj dhe përshkallëzimi i një fjalori kaq të thelluar ndodhi pas ardhjes në pushtet të serbëve profesionistë dhe nacionalistëve të pa maskuar në Beograd në vitin 2012.
Është interesante se sa më pak që Kosova dhe Metohia ishin serbe, aq më shumë shpallej vend i shenjtë.
Sot, kur Serbia shprehimisht nuk kakuurfarë lidhje me Kosovën, ajo për nacionalistët është edhe më e shenjtë se Jeruzalemi!
Natyrisht, e gjitha është aktrim, janë të gjitha gënjeshtra dhe mahi laramane para syve të rajës së uritur, që rezonon: Ç’na duhet buka kur na digjet Hilandari, ndërsa Kosova e shenjtë po stërdigjet.
E gjithë e sipërpërshkruara është përrallë për fëmijët e vegjël, madje në moshë serioze, prandaj le të shohim se si dukej gjendja reale në Kosovë në gjysmëshekullin e fundit.
Në Kosovë nuk ka pasur kurrë më shumë se gjysmë milioni besimtarë të të gjitha konfesioneve fetare.
Pothuajse askush nuk ka shënuar çfarëdo feste, priftërinjtë nuk kanë mbajtur kurrë predikimet dhe lutjet e tyre mbi arkivolin ku prehet i vdekuri.
Asnjëherë nuk është folur për çfarëdo fe, asnjëherë popi nuk ka hyrë nëpër shtëpi për të plaçkitur famullinë e tij.
Kurrë në jetë nuk kemi dëgjuar kurrë për atë “Ortodoksinë e ëmbël”, gjithnjë derisa nuk ia behën ato 90-tat fataliste dhe kur bashkë me to erdhën dhe popët e gërditshëm si gjarpërinjtë nën gur në mes të verës së ndritshme.
Besoni apo jo, sintagma “Kosova e Shenjtë” për herë të parë shfaqet në publik dhe në media, kur priftërinjtë e estradës në Serbi u bënë yje më të mëdhenj mediatikë sesa të gjithë yjet e estradës në krye me Lepa Lukiqin dhe Toma Zdravkoviqin.
Doli se tema për Kosovën në Serbi ka lindur për të ngatërruar humballaqët, për t’i çuar njerëzit në malin e Goleshit.
Qind për qind e atyre që vuajnë për Kosovën në Serbi, shprehimisht nuk kanë shkelur kurrë në tokën e saj, nuk kanë folur kurrë për të, derisa u bë temë për ta “bluar si mulliri pa kokrra”. Si rregull, kjo “bluarje si mulliri pa kokrra për Kosovën” po bëhet nga qendra e Beogradit tash tri dekada e gjysmë.
Të përfundojmë: Nuk ekziston Kosova e shenjtë!
Nuk ekziston djepi serb në Kosovë.
Në Kosovë nuk ka vatra, por ka banesa me radiatorë dhe ngrohës.
Kosova në Serbi ekziston kryekëput si mit tash e një kohë, ndërsa ajo Kosova e vërtetë, madje si goxha shoqëri e rregulluar, në realitet sot ekziston vetëm si shtet i pavarur.
The End.
Fine.
Konec.
*Shkrimi është marrë nga: aktuelno.me/Në shqip: kdp.mk/