Portali malazez cdm.me sjell një foto-reagim të një lexuesi që flet për paraqitjen e grafitit në murin e ish-kazermës ushtarake në kryeqytetin e vendit, Podgoricë: “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”!
“Le ta lyejë komuna këtë, se është mbare që të kemi këso grafitesh në qytet!”– citon kdp.mk deklaratën e podgoricasit të revoltuar për portalin cdm.me. Media në Podgoricë raporton se së fundmi grafitë me po këtë përmbajtje, përpos në Kryeqytet janë regjistruar edhe në Nikshiq e Kolashin, si dhe nëpër Serbi dhe Republika Serpska.
Në një zhvillim tjetër, dje politikani i njohur shqiptar në Mal të Zi, Nik Gjeloshaj reagoi ndaj shkrimit të një portali pro-serb i cili një ngjarje kulturore shqiptare në Ulqin e cilësoi si “derrllëk shqiptar”. Gjeloshaj kërkoi reagimin e Prokurorisë malazeze si dhe sanksionimin dhe mbylljen e portalit “IN4S”