E hënë, 20 Janar, 2025

EKONOMIA ËSHTË E FORTË, POR BIZNESET E VOGLA JANË PESIMISTE SI KURRË MË PARË

Por sipas të dhënave të fundit nga Federata Nacionale e Bizneseve të Pavarura, optimizmi i biznesit të vogël – ndërkohë që tani është në nivelin më të lartë në tetë muaj – mbetet në nivele historikisht më të ulëta. Pse? Sepse për shumicën e bizneseve të vogla, kapitali po shtrëngohet, porositë po bien dhe muajt në vijim duken shumë të pasigurt. Ja pesë arsye pse.

Nga Gene Marks 

Marrë nga “The Hill”

Përktheu: Orges Zaimi

Nuk më intereson se si njerëzit e rrotullojnë, por ekonomia është mjaft mirë tani për shumicën e bizneseve të vogla. Sigurisht, disa industri – si teknologjia dhe prodhimi – janë duke luftuar. Por GDP-ja ( Gross Domestic Product – Prodhimi i Brendshëm Bruto) është relativisht e shëndetshme, papunësia është e ulët, bizneset e vogla vazhdojnë të punësojnë, tregu i aksioneve është afër niveleve më të larta të të gjitha kohërave dhe shpenzimet konsumatore mbeten të forta.

Por sipas të dhënave të fundit nga Federata Nacionale e Bizneseve të Pavarura, optimizmi i biznesit të vogël – ndërkohë që tani është në nivelin më të lartë në tetë muaj – mbetet në nivele historikisht më të ulëta.
Pse? Sepse për shumicën e bizneseve të vogla, kapitali po shtrëngohet, porositë po bien dhe muajt në vijim duken shumë të pasigurt. Ja pesë arsye pse.

Norma kryesore e bankës është më shumë se e dyfishuar

Falë rritjes së paprecedentë dhe historike të normave të interesit të Rezervës Federale gjatë 15 muajve të fundit, norma mesatare e tarifave kryesore të ngarkuara nga bankat tani është 8.5 përqind, pra është rritur për 3.25 përqind në fillim të 2022. Por kjo është për klientët e tyre më të mirë. Bizneset e vogla dhe startup-et janë më të rrezikuara dhe shumë më të ulëta në renditje.

Shumë po shohin normat e interesit për kreditë e reja që variojnë nga 9 përqind në 12 përqind nga bankat tradicionale. Me rritjen e këtyre normave, janë rritur edhe normat e interesit për kreditë jotradicionale të dhëna nga huadhënësit e vegjël. Bizneset ekzistuese që kërkojnë të rifinancojnë kapitalin e tyre qarkullues, pajisjet dhe kreditë e pronave, po shohin një rritje të madhe në kosto. Startup-et janë duke u përjashtuar nga tregu edhe nëse janë në gjendje të marrin miratim, që ndodh më pak.

Bankat po miratojnë më pak kredi për bizneset e vogla

Falë rritjes së normave të interesit dhe disa trazirave në sistemin bankar në fillim të këtij viti, shumë banka po hamendësojnë dhënien e  kredive për bizneset më të vogla. Ato jo vetëm që po shikojnë listat e porosive të klientëve të tyre që po përkeqësohen, por janë gjithashtu të shqetësuar për aftësinë e klientëve për të shlyer kreditë e tyre duke pasur parasysh rritjen e madhe në kostot e financimit. Si rrjedhojë, dhe siç tregohet në këto të dhëna, 49 përqind e bankave janë “shtrënguar” rreth dhënies së kredive të tyre për bizneset e vogla, në krahasim me 22 përqind një vit më parë.

Bankat po miratojnë më pak kredi me karta kreditore

Nuk janë vetëm kreditë tradicionale për bizneset e vogla që po preken. Falë të gjithë faktorëve që kam përmendur më lart, më shumë se një e treta e bankave tani hezitojnë huadhënien nëpërmjet kartave e kreditore këtë vit. Ju mund të thoni se kjo prek vetëm individët, por kjo nuk është e vërteta.

Sipas një studimi të JPMorgan Chase & Co, shumica e kredive të bizneseve të vogla janë nga kartat e kreditit, me afërsisht 79 përqind e punëdhënësve të vegjël që përdorin kartat e kreditit për qëllime biznesi. Pavarësisht nga normat më të larta të interesit,  për shkak të disponueshmërisë më të lehtë, financimi nëpërmjet kartave kreditore është një strategji shumë e popullarizuar e përdorur nga pronarët e bizneseve të vogla për të paguar faturat e tyre të përditshme dhe për të financuar rritjen e tyre. Fatkeqësisht, më pak prej tyre mund të përfitojnë nga ky opsion.

Kreditë komerciale dhe industriale janë në rënie

Interesi më i lartë dhe kreditimi më i shtrënguar do të thotë më pak kredi në përgjithësi. Dhe kjo është pikërisht ajo që ne po shohim. Vëllimi i kredisë është ulur ndjeshëm gjatë vitit të kaluar dhe vazhdon të jetë në rënie. Ne jetojmë në një shoqëri kapitaliste dhe huatë janë një nga burimet kryesore të kapitalit që financon investimet, marrëveshjet e pronave, blerjet e pajisjeve dhe kapitalin qarkullues. Kreditë nuk duhet të bien kur kemi ekonomi në rritje. Bizneset marrin hua për të zgjeruar dhe për të mbështetur rritjen e tyre. Është e qartë se kjo po shkon në drejtim të kundërt.

Inventarët e përgjithshëm të biznesit po rriten, por porositë për mallrat jo të qëndrueshme po bien

Pjesërisht falë shtrëngimit të kapitalit, inventarët e biznesit janë rritur për më shumë se 3.5 përqind gjatë vitit të kaluar. Janë në nivele të larta historikisht. Ndërkohë, porositë për mallrat jo të qëndrueshme (produkte që zgjasin më pak se tre vjet) kanë rënë për 8.5 përqind gjatë vitit të kaluar. Kur bizneset e mëdha disponojnë shumë në inventar, ata nuk kanë nevojë të blejnë më shumë. Kur ndalojnë së bleri, klientët më të vegjël që i furnizojnë shohin një rënie të kërkesës.

Ju nuk mund t’i rrisni normat e interesit – një kosto thelbësore e të bërit biznes – për më shumë se 20 herë në vetëm 15 muaj dhe të mos prisni që kjo të ketë një ndikim. Por ky ndikim kërkon pak kohë, dhe tani ka filluar të shfaqet nëpërmjet shtrëngimit të kapitalit dhe kostove më të larta të financimit.
Më shumë se 30 milionë firma të vogla në këtë vend kanë filluar ta ndiejnë këtë dhimbje dhe do të vazhdojnë të shohin më pak kapital në dispozicion me kosto më të larta gjatë muajve të ardhshëm.
Ata janë në dijeni për këtë. Kjo është pjesërisht arsyeja pse optimizmi i tyre është kaq i ulët.

Të fundit