E shtunë, 25 Janar, 2025

ANALISTI SERB: BEOGRADI DUHET T’I FALËNDEROHET ALBIN KURTIT!

“Për fat, sado që të tingëllojë kjo paradoksale, në anën tjetër kemi Albin Kurtin dhe ne vetëm atij duhet t’i falënderohemi pse Beogradi nuk është në shënjestrën në të cilën do të mund të ishte sikur në Prishtinë të jetë dikush që do të ishte shumë më konstruktiv sesa Kurti”! Kështu ka deklaruar analisti i njohur serb, Boshko Jakshiq për tv Nova të Beogradit duke komentuar Letrën e dhjetëra ligjvënësve amerikanë e evropianë drejtuar zyrtarëve të lartë në Bruksel, Uashington e Londër, përmes së cilës u kërkua që të ndryshojë qasja ndaj Kosovës dhe Serbisë, – përcjell kdp.mk.

Gazetari i njohur serb, Boshko Jakshiq, duke komentuar zhvillimet aktuale në Kosovë,  ka thënë se hëpërhë nga Serbia kërkohet që serbët e Kosovës të kthehen në “institucionet e Prishtinës”, sidomos në polici:

“Unë mendoj se kjo është nëna e të gjitha gabimeve që janë bërë dhe nga kjo patëm gjithë atë përshkallëzim, një vistër të tërë provokacionesh të ndryshme, shumica prej të cilave i përkisnin Prishtinës, por disa edhe neve,” – ka thënë Jakshiq, duke nënvizuar:

Ashiqare, po balancohet presioni. Një kohë, ky presion ishte më i madh ndaj Prishtinës dhe ndaj Kurtit për shkak të refuzimit të tij kokëfortë të Bashkësisë së Komunave Serbe. Beogradi gjatë asaj kohe disi u kursye. Tashmë në Perëndim u kuptua ashiqare, pas akuzave se Perëndimi është me disponim pro-serb, se po braktis aleatin e tij Kosovën, se këto kritika diku dhanë fryte dhe tani po shtohet presioni mbi Beogradin. Kjo letër është padyshim e shkruar ashpër, ajo kërkesa për qëndrim kritik ndaj Vuçiqit  kështu është intonuar. Autorët nuk janë për t’u nënvlerësuar, duke pasur parasysh se janë dhjetë kryetarë të komisioneve të politikës së jashtme të parlamenteve, 56 eurodeputetë, ka edhe anëtarë të Kongresit Amerikan…,”– ka thënë Jakshiq për tv e pavarur Nova..

Ai, transmeton kdp.mk, ka deklaruar se tani, pas kësaj letre, nga Beogradi pritet që ”të pacifikojë serbët e Kosovës, para së gjithash, natyrisht, Listën Serbe e cila në instancë të fundit është fialial i Partisë Përparimtare Serbe në Kosovë”:

“Për fat, sado që të tingëllojë kjo paradoksale, në anën tjetër kemi Albin Kurtin dhe ne vetëm atij duhet t’i falënderohemi pse Beogradi nuk është në shënjestrën në të cilën do të mund të ishte sikur në Prishtinë të jetë dikush që do të ishte shumë më konstruktiv sesa Kurti”- citon kdp.mk deklaratën e gazetarit të njohur serb Boshko Jakshiq.

Të fundit