E hënë, 20 Janar, 2025

DITA E REPUBLIKËS: A JANË SHQIPTARËT TË (VET)PËRJASHTUAR NGA HISTORIA E MAQEDONISË SË VERIUT?

Shkruan: Enis Shaqiri

Armend Nuhiu nga Tetova është ndër të rrallët që publikisht në rrjetet sociale uron festat shtetërore. Këtë e bëri edhe sot, kur shënohen dy Ilindenët e shtetësisë së Maqedonisë së Veriut: 120 vjetori i kryengritjes për shpalljen e Republikës së Krushevës në vitin 1903 dhe seanca e ASNOM në vitin 1945, kur vendi fitoi statusin e Republikës në kuadër të ish-federatës së Jugosllavisë.

Për dallim nga Armendi, një përkthyes dhe mjek i njohur, dita e sotme për pjesën më të madhe të shtetasve shqiptarë në RMV ishte e zakonshme. Për shkak se është ditë jopune, ajo më shumë i ngjante ditës së diel sesa Ditës së Republikës. Ndryshe nga festat etnike dhe fetare, shqiptarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut rallë angazhohen për uruar apo për të organizuar festimin e festave që janë shtetërore, pra për të gjithë qytetarët.

Armend Nuhiu, është i mendimit se Dita e Republikës (Ilindeni), është festë që përfshin të gjithë komunitetet etnike që kanë jetuar në ato kohë në Krushevë, përshirë dhe shqiptarët. Ai në një prononcim për KDP.MK thekson se shqiptarët e Maqedonisë duhet të ndjehen si pjesë e “Republikës së Krushevës”, pasiqë siç thotë, se në këtë betejë kanë marrë pjesë edhe luftëtarë të çetës së Çerçiz Topullit.

Manifesti i Krushevës përfshin të gjithë komunitetet etnike që kanë jetuar në ato kohë në Krushevë, përshirë dhe shqiptarët. Andaj, mendoj se shqiptarët e Maqedonisë duhet të ndjehen si pjesë e Republikës së Krushevës, aq më tepër sepse në këtë betejë, sipas historianëve, kanë marrë pjesë edhe luftëtarë të çetës së Çerçiz Topullit që ka Gjirokastra kanë shkuar të ndihmojnë kryengritjen”, thekson Nuhiu.

Ndërsa për historianin shqiptar, Naser Miftari, kjo festë jo mjaftueshëm është e zbardhur, pasiqë sipas tij, populli duhet të njoftohet qartë dhe pastër, pa ngjyra politike. Ai në një prononcim të mëparshëm për KDP.MK, kishte deklaruar se gjeneratat e reja dhe mbarë populli duhet të mos ngarkohet me të kaluarën e papastruar apo të tashmen e ngatërruar.

Politikanët gabimisht e trajtojnë si shkencë ose historia e Kryengritjes së Ilidenit, jo mjaftueshëm është zbardhur, populli duhet të njoftohet qartë dhe pastër, pa ngjyra politike apo pseudoshkencëtarë. Gjeneratat e reja dhe mbarë populli duhet të mos ngarkohet me të kaluarën papastruar apo të tashmen e ngatërruar. Nacionalizimi i askujt, nuk forcon mirëqenien, por përkundrazi”, është shprehur profesori Miftari.

Nga ana tjetër, studenti dhe ish-kryetari i Parlamentit Studentor pranë UEJL-s, Agron Demiri, për KDP.MK, thekson se çdo festë duhet rrespektuar, pavarësisht nëse festohet ose jo. Megjithatë, ai shton se Maqedonia e Veriut i ngjanë një shteti europian, integrues që respekton çdo festë dhe të drejt të njeriut për të festuar

Çdo festë në RMV është vlerë e shtuar për një shoqëri me kaq diversitet si kjo e jona. Nuk ka rëndësi se ç’feste është, ne duhet t’i rrespektojmë ato, pavarësisht a i festojmë ato apo jo. Maqedonia e Veriut i ngjanë një shteti europian, integrues që respekton çdo festë dhe të drejt të njeriut për të festuar. E ku ka më bukur se kombësia, dhe religjionet e ndryshme të festohen dhe rrespektohen nga të gjithë ne”, thekson Demiri.

Kurse studenti Abedin Ismaili, kohë më parë, për KDP.MK, kishte deklaruar se “për ata qytetarë që nuk i festojnë festat zyrtare të shtetit, kanë arsyet esenciale për të mos i festuar. Janë të diskriminuar, ose të shtypur nga aparati shtetëror. Prandaj, edhe nuk e ndjenë shtetin si pjesë të tyre”.

Kujtojmë se Ilindeni është festë nacionale, shtetërore, që shënohet më 2 gusht. Në këtë ditë, në vitin 1903 ka filluar Kryengritja e Ilindenit, rezistenca e armatosur e Organizatës revolucionare maqedonase kundër pushtetit osman. Poashtu, më 2 Gusht 1944, në manastirin “Shën Prohor Pçinski” është mbajtur Kuvendi i Parë Antifashist për çlirim kombëtar të Maqedonisë, organ suprem ligjdhënës dhe ekzekutiv i Republikës Federale të Maqedonisë në periudhën prej gushtit të vitit 1944 deri në prill të vitit 1945.
Nga presidenti e deri te kryetarët e partive politike, pavarsisht etnive, e uruan festën e 2 korrikut, me përjashtim të disave të cilë nuk e uruan.
Për dallim nga shtetet fqinje, Maqedonia e Veriut prin dukshëm me ditët e shpallura si ditë jo pune, për shkak të festave, madje edhe në rajonin më të gjerë, Sipas ligjit aktual për festat, gjatë këtij viti kalendarik Maqedonia e Veriut numëron gjithsej 28 festa shtetërore. Nga këto, 11 ditë janë ditë jo pune për të gjithë qytetarët e vendit.

 

Të fundit