E shtunë, 25 Janar, 2025

GRUPI WAGNER I STËRVITË NJËSITË E MEKANIZUARA TË USHTRISË BJELLORUSE

Grupi mercenar rus, Wagner, ka filluar t’i stërvitë njësitë e mekanizuara të ushtrisë bjelloruse, njoftoi Ministria e Mbrojtjes e Bjellorusisë, përcjell KDP.MK

Po mbahen stërvitje për organizimin e departamenteve, togave, dhe kompanisë, duke e marrë parasysh përvojën e specialistëve (të Wagner-it)”, tha të dielën Ministria ruse.

Më herët, Wagner-i i kishte stërvitur këmbësorët, forcat për operacione speciale, Forcat e Armatosura, dhe forcat e brendshme të Bjellorusisë.

Mijëra mercenarë të Wagner-it kanë mbërritur në Bjellorusi që nga rebelimi jetëshkurtër i këtij grupi në qershor.

Besohet se 3.450 deri në 3.650 ushtarë kanë shkuar në një kamp afër Asipoviçi, një qytet 230 kilometra në veri të kufirit ukrainas, sipas Belaruski Hajun, grupit i cili i gjurmon lëvizjet e trupave ushtarake brenda vendit.

Imazhet satelitore tregojnë se rreth 700 automjete dhe pajisje ndërtimi kanë mbërritur në autokolona të Wagner-it në Bjellorusi, tha Belaruski Hajun.

Imazhi satelitor i kampit pranë Osipovichi në Bjellorusi, ku mund të jenë 3500 mercenarë të grupit Wagner.
Imazhi satelitor i kampit pranë Osipovichi në Bjellorusi, ku mund të jenë 3500 mercenarë të grupit Wagner.

Presidenti i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko, i mirëpriti forcat e Wagner-it në vendin e tij, pasi e kishte ndërmjetësuar një marrëveshje mes Kremlinit dhe shefit mercenar Yevgeny Prigozhin muajin e kaluar, duke i dhënë fund rebelimit të dështuar të grupit kundër liderëve të ushtrisë ruse./REL/

Të fundit