E hënë, 20 Janar, 2025

BDI PARAQET DORËHEQJE KOLEKTIVE NË QEVERI, AHMETI I DREJTOHET ME LETËR KOVAÇEVSKIT

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, i ka paraqitur sot kryeministrit Dimitar Kovaçevski dorëheqjen kolektive të të gjithë funksionarëve qeveritarë të saj. Kjo dorëheqje, siç shkruan Ahmeti, me automatizëm do të hyjë në fuqi në momentin kur VMRO-DPMNE do të mbështesë ndryshimet kushtetuese të dala nga Propozimi Francez, e që janë parakusht për vazhdimin e negociatave për anëtarësim në BE, përcjell KDP.

Më poshtë ju sjellim letrën integrale të Ahmetit:

I nderuar Kryeministër, Dimitar Kovaçevski,

duke vlerësuar se vendi ynë, Republika e Maqedonisë së Veriut, gjendet në një fazë kritike të së ardhmes sonë evropiane,

duke patur peshën e integrimit si organizatë politike në 20 vitet e fundit, 

duke vlerësuar se vendimet e mëdha kërkojnë përgjegjësi dhe sakrifica politike, kombëtare e shtetërore nga secili prej nesh,

duke u nisur nga kushtëzimi i opozitës se do ti votonin ndryshimet kushtetuese nëse Bashkimi Demokratik për Integrim del nga Qeveria,

duke qenë të zgjedhur legjitim nga vullneti i votuesit shqiptarë,

duke qenë të vetëdijshëm për shpresat dhe ëndrrën e njerëzve për t’u bërë pjesë e familjes së madhe evropiane,

duke qenë se Bashkimi Demokratik për Integrim dhe unë, mbetemi të përkushtuar në përcaktimin se integrimi euroatlantik, me të drejta të plota i shtetit, përpos se në NATO, edhe në Bashkimin Evropian,si dhe aleanca e pashkëputur me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë qenë, janë dhe mbeten interesi më madhor i të gjithë qytetarëve tanë, pavarësisht përkatësisë së tyre kombëtare e fetare,

Ministrat dhe funksionarët qeveritarë nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim japin dorëheqje nga postet që aktualisht janë duke i ushtruar! 

Dorëheqjet, z. Kryeministër, materializohen me automatizëm në momentin kur opozita të votojë ndryshimet kushtetuese.

Tetovë, 30 korrik 2023

Të fundit