E shtunë, 25 Janar, 2025

OSMANI NË TAKIM NË BRINDIZI ME ANTONIO TAJANIN, MARIA GABRIEL DHE OLTA XHAÇKËN

Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani sot do të qëndrojë për vizitë pune në Itali, ku së bashku ministrin e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Republikës së Italisë, Antonio Tajani, zëvendëskryeministren dhe ministren e Punëve të Jashtme të Republikës së Bullgarisë, Maria Gabriel dhe ministren e Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Olta Xhaçka do të zhvillojnë një takim ministror katërpalësh në Brindizi.

Nga MPJ kumtuan se në fokus të bisedimeve do të jenë mënyrat konkrete për avancimin e bashkëpunimit dhe mbështetjes së zbatimit të Korridorit VIII pan-europian që lidh Detin Adriatik me Detin e Zi.

Ky takim i parë ministror katërpalësh pritet të shndërrohet në platformë politike, të cilën e ka iniciuar ministri Bujar Osmani, që nga viti 2021.

Ministri Osmani ditë më parë njoftoi se sot, katër shtetet e Natos, Italia, Bullgaria, Maqedonia e Veriut, si dhe Republika e Shqipëris, në Brindizi të Italisë themelojnë “Iniciativën 8”,

Iniciativa 8 (I8) është konceptuar si një platformë politike që do të ofrojë forum shtesë për avancimin e bashkëpunimit të ndërsjellë dhe intensifikimin e shkëmbimeve politike, ekonomike, të sigurisë, kulturore dhe sociale midis katër vendeve përgjatë Korridorit VIII.

Një vemendje të veçantë do të marr edhe diskutimi për nevojën e përfshirjes më të madhe të komuniteteve lokale dhe brezave të rinj, çeshtje kyçe për rritjen e besimit të shoqërisë civile ballkanike në perspektivën e integrimit të vendeve të rajonit në Bashkimin Evropian. Një perspektivë të cilës Italia i kushton shumë rëndësi dhe të cilën e mbështet fort.

Me Shqipërinë, Bullgarinë dhe Maqedoninë e Veriut ne duam të promovojmë bashkëpunim dhe integrim më intensiv përmes Korridorit VIII. Ky takim do të shërbejë gjithashtu për të nisur një platformë dialogu dhe bashkëpunim politik, e cila, duke asociuar dy shtete anëtare të BE-së dhe dy vende kandidate, e jep shembull për bashkëpunimin rajonal në Ballkan”, u shpreh sot zëvendëskryeministri italian Tajani.

Takimi pritet të mbahet në Kështjellën e Federiciano të qytetit jugor italian e qëllimi i tij është forcimi i lidhjeve dhe koordinimit mes vendeve që përshkohen nga Korridor.

Të fundit