E shtunë, 25 Janar, 2025

JUGU I SHQIPËRISË NË LUFTË ME ZJARRET PYJORE

Qindra zjarrfikës shqiptarë kanë luftuar me zjarret që kanë shpërthyer në rajonin jugor të Shqipërisë, të mërkurën e 26 korrikut, përderisa një helikopter zjarrfikës ka hedhur ujë mbi pyjet në flakë, përcjell KDP.MK.

Sikurse njofton REL, zjarrfikësit në Qarkun e Fierit u mbështetën nga 102 pjesëtarë të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, dhe 11 automjete ushtarake u dislokuan në zonë, sipas Ministrisë shqiptare të Mbrojtjes.


Në një reagim në ‘Facebook’ ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, bëri një përmbledhje të situatës në lidhje me situatën e zjarreve. Ai thekson se situata paraqitet më e qetë, ndërsa konfirmon angazhimin e trupave të Emergjencës Civile në terren.

MESAZHI I PELESHIT


Ndërsa policia ka thënë se ka parë rritje të rasteve të zjarrvënies gjatë ditëve të fundit, dhe ka identifikuar 14 njerëz, të cilët janë akuzuar për ndezjen e zjarreve. Shumë fermerë në Shqipëri ua vënë flakën arave për të pastruar kashtën, shkurret dhe mbetjet tjera, para mbjelljeve të reja.

Zjarrfikësit po punojnë për shuarjen e zjarrit në pyllin me pisha të fshatit Kraps, pranë qytetit të Fierit, më 26 korrik 2023.
Një zjarrfikës duke u freskuar mes betejës me zjarret e egra në Qarkun e Ferit. REUTERS/Florion Goga TPX IMAZHET E DITËS

 

Të fundit