E shtunë, 25 Janar, 2025

BASTRI BAJRAMI LARGOHET NGA LËVIZJA BESA, DO TË VAZHDOJË SI DEPUTET I PAVARUR NË KUVEND

Deputeti i deritanishëm i Lëvizjes Besa, Bastri Bajrami, nga tani e tutje është i pavarur. Ai këtë e ka bërë të ditur përmes një njoftimi të dërguar kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi, duke deklaruar se nga sot do të vazhdojë të ushtrojë detyrën e deputetit si një deputet i pavarur në Kuvend.

Unë, deputeti Bastri Bajrami, ju njoftoj se nga sot do të veproj si deputet i pavarur në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, thuhet në njoftimin dërguar kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi.

Ditë më parë, edhe Arianit Hoxha, përmes një postimi, ka bërë të ditur se distancohet plotësisht nga politikat e të ashtuquajturit “blloku opozitar”.

Të dashur aktivistë, mbështetës, simpatizantë dhe gjithë ju që në këto vite keni qenë bashkëudhëtarë në rrugëtimin tonë politik. Më lejoni që përmes këtij postimi t’ju njoftoj se nga sot distancohem plotësisht nga veprimet politike në të ashtuquajturin “bllok opozitar” duke vlerësuar se aktorët kryesor, bartës të kësaj nisme nuk kanë për qëllim rotacionin politik, por thjesht “lavazhin” e figurave politike të cilët jo shumë larg nga sot ishin pikërisht aktorë për mbajtjen gjallë të qeverisjes aktuale dhe parandaluan rotacionin në kampin politik shqiptar. Për detajet rreth bindjeve politike dhe njerëzve të cilët ndajnë mendimin e njëjtë politik me mua do të ju njoftojmë përmes paraqitjes publike gjatë kësaj jave”, është shprehur ai.

Hoxha dhe deputeti Bastri Bajrami nuk janë të vetmit që distancohen nga veprimet politike të Lëvizjes Besa, atyre ju bashkohet edhe kryetari i degës së BESA-s në Çair, Valon Bela.

Të fundit