E hënë, 20 Janar, 2025

RUSTEMI: 10 MILION DENARË PËR RRUGËN RAJONALE NË TETOVË

Në përpjekje për të përmirësuar infrastrukturën rrugore në zonat e banuara, gjegjësisht në rrugën rajonale 12 03 në Komunën e Tetovës, Ndërrmarrja Publike për Rrugë Shtetërore (NPRRSH), ka ndarë mjete prej rreth 10 milion denarë, për rikonstruimin dhe sanimin e kësaj pjese. Këto mjete janë të parapara në Programin vjetor, përcjell KDP.MK.

Përgatiti Enis Shaqiri

Ky projekt i mirëmbajtjes dhe mbrojtjes së rrugëve rajonale është realizuar me qëllim të përmirësimit të sigurisë dhe kualitetit të lëvizjes në këto zona.

Këto aktivitete kryhen nga vetë Ndërrmarrja Publike për Rrugë Shtetërore (NPRRSH), me një vlerë prej 10 milion denarësh. Ky fond është paraparë në Programin vjetor për investime të NPRRSH.

Nga Ndërrmarrja Publike për Rrugë Shtetërore (NPRRSH) njoftojn se “jemi të fokusuar në realizimin e Programit vjetor për investime të NPRRSH dhe në kuadër të këtij Programi realizohet edhe projekti për ndërtimin e rrugës regjionale 12 03 në Komunën e Tetovës.

Punohet në mënyrë intensive për asfaltimin dhe lëshimin në përdorim të këtij aksi rrugor.

Investitor për realizimin e këtij projekti është NPRRSH, ndërsa vlera është 10 milion denarë, mjete të cilat janë të parapara në Programin vjetor”.

Njoftimin e plotë mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm:

https://www.facebook.com/watch/?v=1597676787427996

 

 

 

 

Të fundit