Amerika ka premtuar t’i dërgojë Ukrainës “GLSDB”, por ato ende nuk kanë arritur. Ukraina ka kërkuar gjithashtu llojin tjetër të municionit , ATACMS, por kërkesa e saj nuk është pranuar. Për çfarë janë të afta këto pajisje dhe si mund të ndikojnë ato në kundërofensivën e Ukrainës?
Marrë nga “The Economist”
Përktheu: Orges Zaimi
Së pari ishin tanket. Pastaj avionët luftarakë dhe më pas granatat eksplozive shkatërruese. Që kur filloi pushtimi Rus në shkurt 2022, Ukraina ka siguruar një sërë pajisjesh që aleatët perëndimorë në fillim hezitonin t’i jepnin. Dy lloje pajisjesh të tjera që mbeten në listën e dëshirave të Ukrainës janë një palë armë për bombardime precize për distancë të largët – municionet quhen GLSDB (bomba me diametër të vogël lëshuar nga sipërfaqja tokësore), dhe ATACMS (Sistemi i Predhave Taktike Ushtarake). Amerika ka premtuar t’i dërgojë Ukrainës “GLSDB”, por ato ende nuk kanë arritur. Ukraina ka kërkuar gjithashtu llojin tjetër të municionit , ATACMS, por kërkesa e saj nuk është pranuar. Për çfarë janë të afta këto pajisje dhe si mund të ndikojnë ato në kundërofensivën e Ukrainës?
Të fillojmë së pari me “GLSDB”. Sistemi i të cilës përbëhet prej një rakete nga e cila lirohet një bombë “glider” në qiell. Sipas Saab, kontraktori suedez i mbrojtjes që së bashku me një firmë amerikane, Boeing, prodhon municionet, koka e GLSDB e fragmentuar prej 113 kg mund të “godasë me radiusin e një gome makine” deri në 150 kilometra larg. GLSDB lëshohen nga telekomanda si HIMARS, një sistem amerikan që Ukraina mori vitin e kaluar. Raketat që Ukraina po lëshon aktualisht nga këto telekomanda kanë një rreze maksimale prej 84 kilometra, pak më shumë se gjysma e asaj të GLSDB. Përveç se janë të prodhuara për distancë të largët, municioni i ri ka një sistem të programueshëm me opsione të ndryshme që përfshijnë shpërthim ajror (që do të thotë se do të shpërthejë në ajër ) dhe shpërthim të vonuar dhe jo i menjëhershëm.
GLDBS mund të manovrojë gjatë fluturimit, ashtu që të mund të godas objektivat në zona të ndryshme pa ripozicionuar lëshuesin. Saab pretendon se municioni mund të godas objektivat në një kodër që nuk mund të goditet nga zjarri i drejtpërdrejtë. Udhëzimi GPS i GLDBS mbështetet nga navigimi inercial , i cili është imun ndaj bllokimit. Kjo është e rëndësishme, sidomos tani kur elektronika ruse po iu shkakton probleme disa armëve ukrainase.
ATACMS gjithashtu lëshohet nëpërmjet telekomandës (lëshuesve elektronik). ATACMS është municion më i vjetër se GLSDB, pasi është përdorur për herë të parë nga ushtria amerikane në luftën e Gjirit të vitit 1991. Pavarësisht se përdorë gjithashtu GPS dhe navigim inercial, ATACMS nuk është preciz aq sa GLSDB. Por kokat e saj të fragmentuara prej 227 kg janë dy herë më të rënda, që do të thotë se ato mund të shkaktojnë më shumë dëme, ATACMS poashtu mund të fluturojë 300 kilometra, duke dyfishuar rrezen e GLDBS.
Nga të dyja, ATACMS ndoshta do të ndihmonin më shumë Ukrainën, e cila ka nevojë për armë të afta për sulme në distancë të largët. Avionët e paktë luftarakë të Ukrainës janë të cenueshëm ndaj mbrojtjeve ajrore të Rusisë, duke i bërë sulmet e thella shumë të rrezikshme. Forcat ruse kanë zhvendosur shumë nga deponimet e tyre të municioneve më larg nga fronti, pas humbjeve të hershme, për t’i bërë ato të paarritshme. ATACMS do t’i lejonin Ukrainës të godasë objektivat në të gjithë territorin që Rusia momentalisht pushton, duke përfshirë Krimenë, gadishullin e pushtuar në vitin 2014. Mund të përdoret për të goditur linjat ruse të furnizimit, duke përfshirë urën hekurudhore të Kerçit që lidh Krimenë me Rusinë.
Sigurisht, edhe GLDBS të cilat janë për distancë më të afërt do të ishin mirëpritur dhe do të ishin një shtesë për ushtrinë e Ukrainës. Por ende nuk është e qartë se kur ushtria ukrainase do të pajiset me këto municione. Amerika tha në shkurt se do të siguronte municionet, por më 22 qershor një zyrtar i Pentagonit i tha Kongresit se dërgesa e parë nuk do të ndodhte përpara vjeshtës. Një shqetësim është se furnizimet janë të kufizuara. Planet e Amerikës për të furnizuar Ukrainën me GLDBS thuhet se do të vonojnë dorëzimin e tyre në Tajvan. “ATACMS” do të ishin të rëndësishme në çdo luftë me Korenë e Veriut. Por edhe nëse furnizimet do të ishin të shumta, Shtëpia e Bardhë është gjithashtu shqetësohet që situata mos të eskaloj. Ukraina premton se nuk do të lëshojë armë amerikane në Rusi. Joe Biden, presidenti i Amerikës, ende nuk është i bindur rreth kësaj. Kur u pyet më 12 korrik, ai shmangi të jep një përgjigje konkrete duke thënë: “Ata tashmë kanë ekuivalentin e ATACMS.”