E premte, 19 Prill, 2024

REKTORI I UEJL-s, BEXHETI, PRET ZËVENDËSKRYEMINISTRIN MARIÇIQ

Rektori i Universitetit të Evropës Juglindore, Akad. Prof. Dr. Abdylmenaf Bexheti, sot realizoi një takim me zëvendëskryeministrin për Çështje Evropiane në Qeverinë Maqedonisë së Veriut, Bojan Mariçiq. Qëllimi i takimit ishte thellimi i bashkëpunimit në funksion të sigurimit të kuadrit që do të përfshihet në cilësinë e ekspertëve në procesin e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian, transmeton kdp.mk njoftimin e UEJL-s.

Universiteti i Evropës Juglindore si institucion i etabluar i arsimit të lartë posedon ekspertizën e nevojshme dhe se konkretisht mund të kontribuojë në shumë lëmi në procesin e integrimit të vendit në BE”,  –  theksoi Rektori Bexheti.

Të dy palët u pajtuan se në këtë fazë të bisedimeve ka nevojë për kuadro specifike dhe se përfshirja e universiteteve ka një rendësi të veçantë në mbarëvajtjen e procesit.

Ndërkaq, numri dy i Qeverisë, i ngarkuar për integrimet evropiane mori pjesë në Auditoriumin e Institutit Ballkanik për Bashkpunim Rajonal (BIRC), në të cilin u debatuan çështje që lidhen me eurointegrimet.

Të fundit