E mërkurë, 24 Prill, 2024

LEA YPI, PROMOVOI BOTIMIN E SAJ TË FUNDIT TË TITULLUAR “TË LIRË”

“Ideja kryesore e librit është të kërkosh lirinë. Unë mendoj se ky institucion këtu është shëmbëlltyra e realizimit të asaj ideje. Liria është gjithnjë përjetimi subjektiv i këtij koncepti abstrakt. Dhe në fakt këtë është përpjekur të bëj libri, të flas për një koncept që duket shumë i vështirë, abstrakt, që ndonjëherë e kemi e ndonjëherë nuk e kemi por që në fakt gjithnjë na shfaqet përmes përjetimeve subjektive, e ne e kërkojmë gjithnjë duke krahasuar këto përjetime subjektive”, tha autorja Lea Ypi.

“Të Lirë”, është titulli i librit të autores Lea Ypi që u promovua sot në Universitetin e Tetovës. Për dallim nga botimet e mëparshme të autores, kryesisht në fushën e shkencave politike e ekonomike, kësaj radhe, Lea Ypi ka zgjedhur të sjellë një autobiografi, por me narrativin e një fëmije.

“Ideja kryesore e librit është të kërkosh lirinë. Unë mendoj se ky institucion këtu është shëmbëlltyra e realizimit të asaj ideje. Liria është gjithnjë përjetimi subjektiv i këtij koncepti abstrakt. Dhe në fakt këtë është përpjekur të bëj libri, të flas për një koncept që duket shumë i vështirë, abstrakt, që ndonjëherë e kemi e ndonjëherë nuk e kemi por që në fakt gjithnjë na shfaqet përmes përjetimeve subjektive, e ne e kërkojmë gjithnjë duke krahasuar këto përjetime subjektive”, tha autorja Lea Ypi.

Ky libër do të ketë vazhdimin e tij, por me një periudhë tjetër të historisë së Shqipërisë, asaj të pas komunizmit, asaj të hapjes së dosjeve dhe shikimit të të pavërtetave që sistemi krijonte aso kohe për njerëzit që i pengonin, me dy narrative, të gjyshes së Leas dhe vetë Leas, e cila shfaqet në cilësinë e hulumtueses së arkivave.

“Projekti për të cilin unë po punoj tani, është një lloj para hyrje te ky libër, sepse trajton çështjen e lirisë, si Liri morale që shprehet në librin të lirë përmes personazhit të gjyshes, dhe ngre pyetjen se çka do të thotë të jesh i lirë nga ana morale”, u shpreh Lea Ypi, autore.

Duke pasur parasysh se Lea vjen nga bota akademike në Londër, nuk munguan as pyetjet e shumta të publikut, por edhe interesimi mbi librin dhe çështjen nëse tani në periudhat e pas rënies së murit të Berlinit dhe perceptimit të Fukujamës për lirinë dhe hapjen e një faqeje tjetër për historinë, jemi të lirë dhe a dallon kjo liri nga ajo e periudhës së sistemeve të kaluara. /Alsat.mk

Të fundit