E premte, 19 Prill, 2024

KURTI PAS TAKIMIT ME SENATORËT ARMERIKANË: E KEMI FUQIZUAR PARTNERITETIN DHE ALEANCËN ME SHBA-TË

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot priti në takim me senatorët amerikanë, Chris Murphy dhe Gary Peters, shkruan Syri.net Kosova.

Takime si këto, sipas kryeministrit Kurti, dëshmojnë se Kosova e ka forcuar partneritetin me ShBA-të.

“Në këto dy vite e kemi fuqizuar partneritetin dhe aleancën me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke zgjeruar fushat e bashkëpunimit bilateral, sidomos në mbrojtje dhe energji. Vizitat e shpeshta na i konfirmojnë dhe fuqizojnë lidhjet e thella ndërmejt dy vendeve tona”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Në takimin e sotëm u diskutua për raportet me Serbinë dhe rezultatet e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian, me theks te Marrëveshja Bazike dhe Aneksi i Zbatimit.

Në lidhje me to, Kurti u shpreh se duhet zbatim i tërësishëm, i shpejtë dhe pa kushtëzime, teksa i njoftoi për propozimin e Kosovës, për sa i takon zbatimit të nenit 7 të Marrëveshje Bazike, të inspiruar nga modeli kroat.

Senator Murphy u shpreh se Serbia nuk duhet ta pengojë Kosovën në anëtarësimin e saj në organizata ndërkombëtare, ndërkaq senatori Peters në takim tha se Serbia duhet të mbahet përgjegjëse për mos-veprimin e saj për sa i përket zbatimit të marrëveshjes bazike.

Të fundit