E shtunë, 20 Prill, 2024

KUSH DO TË JETË PRESIDENTI I ARDHSHËM I TURQISË

Në zgjedhjet e rundit të dytë, më 28 maj, do jetë vështirë për të definuar se çka do të sjellin votat prej 5 përqindëshit të kandidatëve sporadikë, sepse nuk dihet se ku do të shkojnë votat e tyre. Lideri nacionalist dhe popullist, Seran Ogon, aleat i AKP-së, do ta ketë “topin” e 5 përqindëshit. Që nga Ata Turku, aktor i themelimit të Republikës moderne e sekulare të Turqisë, shoqëria turke ka mbetur e ndarë në dy kampe. Votuesit e Erdoganit janë shtresë rurale, puritane, tradicionale dhe islamiste. Kampi i Kemal Kiliçdarogllut, i ashtuquajtur “Gandi” i Turqisë, ka një elektorat prej një shtrese qytetare, moderniste, liberale dhe sekulariste. Këto dy kampe janë në përplasje dhe të polarizuara.

Shkruan: Merxhan Jakupi

Gazeta “Uashington Post” dhe ajo britanike “Guardian” kanë shkruar se zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale në Turqi kanë pasur një dimension të rëndësishëm gjeostrategjik dhe gjeopolitik. Këto zgjedhje kanë qenë në epiqendër të analistëve në shtetet e Lindjes dhe Perëndimit, ato të parat shtete autoritare e totalitare, si Rusia, Irani, Arabia Saudite dhe Kina, ndërsa demokratike, si SHBA, BE, Japonia, Kanada dhe Australia. Këto zgjedhje kanë qenë një balancim se në ç’drejtim do të shkojë Turqia.

Sipas disa analistëve dhe studiuesve, në dy javët e ardhshme situata do të jetë e polarizuar. Në këtë periudhë mund të ketë agjentura nga jashtë për ta destabilizuar situatën, pa marrë parasysh se mund të ketë aksidente. Turqia ka një strukturë koherente, sikurse shtetet perëndimore. Në Turqi, por, nuk mund të ndodhë skenari i Jugosllavisë, me shpërbërje, shkruan një ekspert i Lindjes së Mesme.

Në zgjedhjet e rundit të dytë, më 28 maj, do jetë vështirë për të definuar se çka do të sjellin votat prej 5 përqindëshit të kandidatëve sporadikë, sepse nuk dihet se ku do të shkojnë votat e tyre. Lideri nacionalist dhe popullist, Seran Ogon, aleat i AKP-së, do ta ketë “topin” e 5 përqindëshit. Që nga Ata Turku, aktor i themelimit të Republikës moderne e sekulare të Turqisë, shoqëria turke ka mbetur e ndarë në dy kampe. Votuesit e Erdoganit janë shtresë rurale, puritane, tradicionale dhe islamiste. Kampi i Kemal Kiliçdarogllut, i ashtuquajtur “Gandi” i Turqisë, ka një elektorat prej një shtrese qytetare, moderniste, liberale dhe sekulariste. Këto dy kampe janë në përplasje dhe të polarizuara.

Turqia mes Lindjes dhe Perëndimit

Pakti i BRIKS-it, me shtetet autoritare, totalitare e despotike, si Rusia, Kina, Irani dhe shtetet e tjera të Lindjes së Mesme, kanë synimin që Turqia të jetë aleate e tyre. Fitorja e AKP-së dhe Presidentit Erdogan është interes gjeostrategjik i këtyre shteteve. Shtetet perëndimore kanë përkrahur opozitën dhe liderin social-demokrat, Kemal Kiliçdaroglu dhe frontin demokratik. Erdogan ka kritikuar SHBA-në për ndërhyrje dhe duke mbajtur anën e opozitës. interesat gjeostrategjike të shteteve perëndimore janë që Opozita të fitojë. Kthimi i Turqisë me aleatët tradicionalë perëndimorë është në interes të shteteve perëndimore.

Turqia si fuqi rajonale, dy dekadat e fundit, ka pasur ambicie gjeostrategjike dhe gjeopolitike në rrugën e saj. Turqia sot ka trupa ushtarakë në Siri, Mogadish, Libi dhe Katar. Narrativa e Ankarasë është dalja në skenën globale dhe rikthimi i statusit të një kombi ish-perandorak në atë skenë. Teza dhe doktrina e Ankarasë në politikën e jashtme është neutrale. Erdogani me luftën në Ukrainë është treguar një mjeshtër brilant. Gjeopolitika e jashtme e Erdoganit ishte interesi nacional i Turqisë. Estabilishmenti i politikës së jashtme, si paradigmë, mbetet një diskurs gjeopolitik dhe strategjik. Turqia do të bashkëpunojë me Perëndimin dhe Lindjen, si me Kinën, Rusinë, Indinë etj.

Liderët e Ballkanit perëndimor prototipë të Erdoganit 

Sipas analistëve, narrativi ndaj Ballkanit Perëndimor pa marrë parasysh ndryshimet eventuale të udhëheqjes, nuk do të pësojnë ndryshime me shtetet e jashtme. Pas Qipros Veriore dhe Azerbajxhanit, Ballkani Perëndimor mbetet si ish-vilajet dhe tokë e ish-Perandorisë Osmane, ku interesi dhe prioriteti i Turqisë nuk do të shteret. Influenca dhe interesat ndaj Ballkanit Perëndimor janë shtrirja e investimeve dhe transaksioneve ekonomike. Ankaraja si aktor është aktiv, sidomos në politikën e jashtme ndaj Bosnjës dhe Kosovës. Përkujtohen fjalët e Alija Izetbegoviqit që kishte thënë Erdoganit para vdekjes se e le Bosnjën atij si amanet. Këto lidhje historike e kulturore me disa popuj të Ballkanit Perëndimor, Turqia i mban ndër vite dhe konsiderojnë se në Turqi jetojnë mbi 5 milionë qytetarë me origjinë nga Ballkani Perëndimor.

Katër liderë të Ballkanit Perëndimor ishin në anën e Erdoganit: lideri boshnjak, Bakir Alija Izetbegoviq, lideri i Republikës Serbe, Millorad Dodik, ai serb Aleksandar Vuçiq dhe Edi Rama. Sipas një analisti boshnjak, këta liderë ballkanik janë mostër apo prototipë të Erdoganit. Optika përmban nuanca. Korja e bukës duket me nuanca, por tuli brenda është i njëjtë. Këta popuj lindorë kanë qenë nën Perandorinë Osmane më se 5 shekuj. Mentaliteti e temperamenti mbetet – siç është populli, ashtu janë liderët, siç janë liderët, ashtu është populli.

Të fundit