E enjte, 25 Prill, 2024

SHQIPTARJA MIRA MURATI

Mira Murati (35) është një yll i vërtetë i laboratorit kërkimor të inteligjencës artificiale OpenAI. Në këtë startup, i cili qëndron pas ChatGPT, ajo është një nga trutë kryesorë teknologjik. Ky bot i komunikimit ka mahnitur botën për shkak të aftësive që ka. Po kush është Mira Murati?

Ajo ka lindur më 1988 në qytetin e Vlorës. Që në fëmijëri, ka shfaqur një interes të shtuar për matematikën dhe zbatimin e saj praktik. Megjithatë, u shfaq një problem:

Kur u rrita në Shqipëri, nuk kishte shumë mundësi për të vënë në praktikë teorinë,”- ka thënë Mira duke saktësuar se kjo kishte qenë arsyeja  e transferimit  në Shtetet e Bashkuara, ku studioi inxhinieri në Kolegjin Dartmouth në New Hampshire.

Gjatë periudhës 2013-2016 ajo punoi pranë Tesla si Menaxhere e Lartë Produkti për seritë Model X përpara se të punonte për dy vite të tjera nga 2016-2018 për Leap Motion, si zëvendës presidente e produktit dhe inxhinierisë.

Shqiptarja Mira Murati  u bë pjesë e OpenAI që nga viti 2018. Kjo kompani e themeluar nga fundi i vitit 2015 është në gjithë rruzullin tokësor një prej laboratorëve më ambiciozë të inteligjencës artificiale. Është ngritur nga një grup investitorësh, midis të cilëve janë edhe themeluesi i Y Cominator Sam Altman dhe themeluesi i Tesla Elon Musk. Qëllimi ishte të promovojojnë zhvillimin e sistemeve miqësore të inteligjencës artificiale për të mirën e njerëzimit.

Rrugëtimi i saj në OpenAI nisi Zëvendës-presidente e Inteligjencës Artificiale të Aplikuar dhe Partneriteteve për t’u zhvendosur më pas si Zëvendës-presidente e Kërkimit, Produktit dhe Partneriteteve. Më 2022 ajo emërohet CTO e OpenAI.

Ndërsa bota po shqetësohet për inteligjencën artificiale dhe po debaton të mirat dhe të këqijat e saj, Mira dhe ekipi i saj janë të fokusuar në përmirësimin e OpenAI produkteve. Në fund të fundit, miliarda dollarë po përdorin suksesin e teknologjisë së tyre, e cila mund të jetë më e rëndësishmja në Silicon Valley që nga iPhone.

Në një nga intervistat e saj të shumta Mira ka folur për të ardhmen ku inteligjenca artificiale do të kishte një rol më të madh në jetën e njeriut.

E pyetur nëse inteligjenca artificiale do të zinte vendet tona të punës, ajo është shprehur:

“Ca vende pune do të humbasin, megjithatë vende të reja pune do të krijohen ose punonjës do të duhet të ri-trajnohen me teknologjitë e reja”.

Ajo mbron tezën se “përparimi i madh në teknologji” duhet të ketë rol në zgjidhjen e sfidave më të mëdha të botës së sotme.

Dhe, përderisa  Google kërkimin në fushën e inteligjencës artificiale i ka mbajtur në fshehtësi, OpenAI është gjerësisht i disponueshëm. Mira beson se mbajtja sekrete e të dhënave laboratorike do të shkaktonte edhe më shumë tronditje në publikun i cili, sipas saj duhet të përfshihet në debatin e hapur për  efektet pozitive e negative të kësaj ndërmarrjeje.

Kohë më parë, në një intervistë për italianen “La Republika”, ajo ka folur edhe për kundërshtarët e sistemit OpenA!, me motivacion se prekin të dhënat personale të shfrytëzuesve të sistemit të tyre:

“Ne jemi në kontakt të vazhdueshëm me ligjvënësit dhe qeveritë, në Evropë dhe në mbarë botën, për të kuptuar sesi teknologjia duhet të evoluojë nga pikëpamja rregullatore. Nuk mund të them se çfarë do të ndodhë në vendet e tjera, por shpresoj që, nëse disa qeveri kanë shqetësime, ato do të jenë të hapura për dialog në vend që të na mbyllin,”- ka thënë Mira Mirati duke komentuar edhe kërkesën e paradokoshme të Elon Musk-ut, që OpenAI të ndalojë zhvillimin e  inteligjencës artificiale për të paktën gjashtë muaj, nga frika se teknologjia do të dalë jashtë kontrollit të vetë krijuesve:

“Ne ndajmë shumë nga frika e letrës, ne kemi diskutuar premtimet dhe rreziqet e inteligjencës artificiale për vite me radhë,”- transmetonj kdp.mk deklaratën e Mira Muratit për të përditshmen italiane “La Republika”.

Të fundit