E premte, 19 Prill, 2024

DY GRUPET BASHKË NË MBLEDHJE TË BDI: PAQË APO “QETËSI PARA STUHISË”?

Shkruan: Gentuar Ismaili

Selia kryesore në Reçiçën e Vogël i bashkoi të dyja krahët e ndara të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI). Shkaku i këtij bashkimi ishte mbledhja e kryesis qendrore të partis ku do të duhej të bisedohej për “frontin europian”.

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti njoftoi para mediave se tema e vetme ka qenë “fronti për europën”.

“Tema ka qenë mjaftë atraktive ‘fronti për Europë’, dhe është moment i rëndësishëm jo vetëm për Bashkimin Demokratik për Integrim po për gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonis së Veriut që ky front të zmadhohet, ky front edhe të jetësohet sepse shërbim më të madh më mirë për qytetarëve të Republikës së Maqedonis së Veriut asnjëherë nuk mund ti bëjë përveç antarësimit të vendit tonë në Bashkimin Europian”, u shpreh Ahmeti.

Zëdhënësi i partisë Bujar Osmani paralajmëroi se do ketë një takim shtesë ku la të kuptohet se do të shqyrtohen kërkesat e “Grupit të Zjarrit”.

Ditë më parë Ahmeti caktoi kordinatorë për çështje politike në Saraj Rafiz Alitin, kurse në Çair caktoi për të njejtën detyrë Bujar Osmani dy komuna që udhëheqen nga anëtarët të “grupit të zjarrit”, ndërsa Mexhiti tha se këto vendime nuk janë të parapara në organogramin e partis.

Njohësit e rrethanave kanë komentuar këtë mbledhje në forma të ndryshme. Analisti politik Sefer Selimi e ironizoi këtë takim duke thënë se debati kryesor ka qenë që cilën këngë ta këndojë kryetari Ahmeti.

Momentalisht debati kryesor në selinë e BDI-së është për repertoarin e këngëve që do këndohen nga lideri i shqiptarisë dhe më gjërë Ali Ahmeti, dhe renditjen e tyre në listë. Pasi të konsumohet debati mbi këtë pikë vazhdon debati për pikat e rendit të ditës“, ka shkruar analisti Selimi në profilin e tij në Facebook.

 

 

Të fundit