Pse nuk lexojmë? Si është e mundur që kemi shumë e më shumë palestra sesa librari apo biblioteka? Muskujt para mendjes? A ka krijues atraktiv shqiptarë që mund të joshin lexuesin tonë? Përgjigje në këto pyetje jep Bardhyl Zaimi, krijues, në kuadër të podcastit të realizuar nga Ramanda Shehu, e që është në kuadër të projektit të përkrahur nga NED.
Mosleximi mbetet një problem në shoqërinë shqiptare. Duket se rrjetet sociale, plaftormat online kanë ngadhënjyer mbi librin e shtypur. Janë një sërë faktorësh që kanë ndikuar në zbehjen e leximit përgjithësisht. Si të kultivohet lexuesi, cilat janë ato premisa që mund ta nxisin leximin, pse nevojitet leximi dhe çështje të tjera diskutohen në këtë podcast.