E enjte, 25 Prill, 2024

INFOGRAFIKË/ SA NDËRMARRJE KA NË MAQEDONINË E VERIUT, DHE SI NDAHEN SIPAS NUMRIT TË PUNËTORËVE?

Sipas të dhënave përfundimtare të Entit Shtetëror të Statistikave, numri i ndërmarrjeve aktive në Republikën e Maqedonisë së Veriut në vitin 2021 është 70.424.

Të dhënat për strukturën e ndërmarrjeve aktive sipas sektorëve të aktivitetit tregojnë se në vitin 2021 peshën më të madhe e ka sektori i Tregtisë me Shumicë dhe Pakicë; riparimi i mjeteve motorike dhe motoçikletave me 31,1 %.

Të dhënat për strukturën e ndërmarrjeve aktive sipas numrit të të punësuarve tregojnë se peshën më të madhe prej 82.5% e zënë ndërmarrjet me 1 deri në 9 të punësuar. Më pas vijojnë ndërmarrjet pa të punësuar ose me numër të pacaktuar punonjësish (pa të dhëna për të punësuarit) me 7.3%, pastaj ndërmarrjet me 10 deri në 19 punonjës me 4.6%, pastaj me 20 deri në 49 të punësuar, pjesëmarrja e të cilëve është 3.1%, me 2.1 % ndërmarrjet marrin pjesë me 50 deri në 249 punonjës dhe vetëm 0.3% e ndërmarrjeve aktive kanë mbi 250 të punësuar.

 

 

Të fundit