E martë, 16 Prill, 2024

NGRIRJA E ÇMIMEVE, OEMVP APEL QEVERISË: TREGU TË FUNKSIONOJË I LIRË

Shkruan: Eljesa Dervishi 

Ngrirja e çmimeve të ushqimeve mund të japë një rezultat serioz në uljen e inflacionit, vetëm nëse vazhdon edhe në muajt në vijim. Ekspertët thonë se vendosja e parë e kësaj mase dy vite më parë stabilizohet menjëherë çmimet, por më pas qerveria e ndërpreu shumë shpejt.

Por, ndryshe mendojnë njerëzit e biznesit. Në një prononcim për KDP.mk, Mendi Qyra nga OEMVP, u shpreh se tek ne baza themelore e zhvillimit ekonomiko-biznesor është ekonomia e lirë e tregut, e cila është bazuar në mënyrë strike nga forcat e furnizimit dhe kërkesës, pa ndikim qeveritar. Sipas tij, OEMVP ka qëndrim të prerë në lidhje me ekonominë e lirë si bazë themelore për zhvillimin e ekonomisë në vend.

Tek ne baza themelore e zhvillimit ekonomiko-biznesor është ekonomia e lirë e tregut, e cila është bazuar në mënyrë strikte nga forcat e furnizimit dhe kërkesës, pa ndikim qeveritar. OEMVP ka qëndrim të prerë në lidhje me ekonominë e lirë si bazë themelore për zhvillimin e ekonomisë në vend. Më saktë kërkojmë të lejohet të veprojë tregu i lirë, ku do të gjej vend OFERTA DHE KËRKESA, një ndër elementet bazë të konurencës lojale për të ruajtur cilësinë e produkteve në treg. OEMVP nuk pajtohet me ngrirjen e çmimeve në mënyrë të centralizuar, sepse bie ndesh me ekonominë e tregut. Por, OEMVP kërkon nga qevreria të gjej forma alternative më të përshtatëshme për stabilizimin e çmimeve në treg që konsumatori të jetë kënaqur, forma siç mund të jenë, zvogëlimi i TVSH-së, intervenimi me rezervat shtetëore etj, etj. Dmth, OEMVP obligohet të mbrojë anëtarët e saja që dëmtohen,  të mbrojë anëtarët e saja që dëmtohen nga kjo masë e ndërmarrë si formë e imponimit të çmimeve. Jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me qeverinë për të gjetur formën më optimale të mudnur që stabilizimi i çmimeve të vij në mënyrë të natyrshme”, u shpreh Mendi Qyra, nga OEMVP.

Është shumë e lehtë barrën e krizës me e hudh vetëm tek kosumatori. Por barra në kohë krize duhet të shpërndahet“. Kështu tha ministri i ekonomisë Kreshnik Bekteshi në emisionin “Intervistë në SHENJA”, duke arsyetuar vendimin e qeverisë për ngrirje të çmimit të disa produkteve.

Përgjegjësi shoqërore duhet të tregojnë edhe kompanitë, apo prodhuesi vendor, apo ata të cilët merren me tregti. Pra kjo ka të bëjë me një masë të përkohshme, ku vendoset parimi i solidaritetit në të gjithë zinxhirin duke filluar nga prodhuesit deri tek konsumatori”, u shpreh ministri Bekteshi.

Ai tha se garanton se asnjëra nga kompanitë nuk gjeneron humbje me masat të cilat ka ndërmarr Qeveria.

Por me siguri që shkurton nga marxha e filmit, masa të tilla ne kemi realizuar edhe në vitin e kaluar”, u shpreh Bekteshi.

 

Të fundit