E premte, 29 Mars, 2024

PERSONAT ME SINDROMËN DOWN: TË DISKRIMINUAR E TË PARAGJYKUAR NGA SHOQËRIA, TË HARRUAR NGA SHTETI

  • Psikologja Blerita Mustafi Mazllami thotë se Dita Botërore e Sindromin Down duhet të na kujtojë luftën për integrimin e këtyre personave në shoqëri.
  • Logopedja, Mëshira Fazliu, thotë se të vetëmen të mirë që u’a a ka bërë shteti këtyre personave, është mundësia e pasjes së një asistenti personal.
  • Incidenca e vlerësuar e sindromës Down është midis 1 në 1000 deri në 1 në 1100 lindje të gjalla në mbarë botën. Çdo vit, rreth 3,000 deri në 5,000 fëmijë lindin me këtë çrregullim kromozomik.

 

Shkruan: Gentuar ismaili

Tradicionalisht funksionarë shtetërorë në këtë datë nëpër muret e tyre në rrjetet sociale, zotohen për kushte më të mira për personat me nevoja të veçanta. Por, sipas njohësve të kësaj çështje, personat me Sindromin Down janë ndër kategoritë më të diskriminuara në shtet, ndërkaq thonë se shteti ka bërë shumë pak për këto persona.

Psikologja Blerita Mustafi Mazllami thotë se Dita Botërore e Sindromin Down duhet të na kujtojë luftën për integrimin e këtyre personave në shoqëri.

“Ta përkujtojmë si ditë ku duhet tejkaluar paragjykimet dhe stereotipat që i kemi ndaj këtyre personave dhe ti shohim si të barabartë dhe me aftësi ndryshe të cilat aftësi duhet identifikuar dhe t’ju jepet hapësire për vetaktualizim. Nevojë primare e këtyre individëve është pavarësimi i tyre për t’u kujdesur për veten e tyre. Trajtimi i tyre i barabartë duke i respektuar të drejtat themelore njerëzore. Të krijohen kushte për pjesëmarrjen e tyre në shoqëri, respekt të dinjitetit të tyre. Shteti mund të bëjë shumëçka. Mund t’ju mundësojë arsimim të mirëfilltë inkluziv, ndihmë financiare, projekte, përfshierje në tregun e punës, në institucione, në pozita të ndryshme ku me fanatizëm do të mbrohen të drejtat e secilit person me sindromën Down në këtë shtet”, u shpreh psikologja Mustafi Mazllami.

Ndërkaq logopedja, Mëshira Fazliu, thotë se të vetëmen të mirë që u’a a ka bërë shteti këtyre personave, është mundësia e pasjes së një asistenti personal.

“Unë mendoj se shteti nuk merret aq sa duhet me personat me Sindromit Down. Sips mendimit tim duhet të ketë më shumë qendra ditore për këta persona , por një e mirë është sepse tash kohës së fundit është një e arritur pozitive sepse këtyre personave u mundësohet të mësojnë në shkollë me asistentë personal. Nevoja e këtyre fëmijëve është që ata mos të ndjehen të diskriminuar në krahasim me fëmijët tjerë, të jenë të barabartë, të kenë të drejta të barabarta. Shteti duhet t’i përkrah këta fëmijë dhe familjet e tyre, gjithashtu t’i ndihmoj financiarisht”, u shpreh logopedja Fazliu.

Përndryshe, kjo ditë shënohet çdo vit me aktivitete simbolike nga organizata të ndryshme të shoqërisë civile me qëllim vetëdijesimin e popullatës që edhe këta janë njerëz.

Ndërsa profesionistët përsërisin çdo vit nevojat për plotësimin e të drejtave të këtyre personave, e ndërsa institucionet shumë rrallë i dëgjojnë këta persona.

Incidenca e vlerësuar e sindromës Down është midis 1 në 1000 deri në 1 në 1100 lindje të gjalla në mbarë botën. Çdo vit, rreth 3,000 deri në 5,000 fëmijë lindin me këtë çrregullim kromozomik.

Sindroma Down ndodh kur një individ ka një kopje shtesë të pjesshme (ose të plotë) të kromozomit 21. Nuk dihet ende pse ndodh kjo sindromë, por sindroma Down ka qenë gjithmonë një pjesë e gjendjes njerëzore. Ai ekziston në të gjitha rajonet anembanë globit dhe zakonisht rezulton në efekte të ndryshueshme në stilet e të mësuarit, karakteristikat fizike dhe shëndetin.

Qasja adekuate në kujdesin shëndetësor, në programet e ndërhyrjes së hershme dhe në arsimin gjithëpërfshirës, si dhe kërkimi i duhur, janë jetike për rritjen dhe zhvillimin e individit.

Në dhjetor 2011, Asambleja e Përgjithshme shpalli 21 Marsin si Ditën Botërore të Sindromës Down. Asambleja e Përgjithshme vendosi, që nga viti 2012, të kremtojë Ditën Botërore të Sindromës Down më 21 mars çdo vit. Për të rritur ndërgjegjësimin publik për sindromën Down, Asambleja e Përgjithshme fton të gjitha Shtetet Anëtare, organizatat përkatëse të sistemit të Kombeve të Bashkuara dhe organizata të tjera ndërkombëtare, si dhe shoqërinë civile, duke përfshirë organizatat joqeveritare dhe sektorin privat, të shënojnë Ditën e Sindromës Down në mënyrën e duhur.

 

 

 

Të fundit