E shtunë, 20 Prill, 2024

YRNEK: MARRËVESHJA THEMELORE E DY GJERMANIVE

“Marrëveshja që u nënshkrua sot është baza e marrëdhënies së dy shteteve gjermane. Ajoj është themeli mbi të cilin do të ndërtohen marrëdhëniet për të mirën e njerëzve!”

Me këto fjalë sekretari i atëhershëm i Shtetit në Kancelarinë Federale Gjermane, Egon Bahr do të shpallte nënshkrimin e marrëveshjes gjermano-gjermane, më 21 dhjetor të vitit 1972. Për politikanin socialdemokrat ishte kjo një datë historike. Ai dhe homologu i tij gjermano-lindor Michael Kohl nënshkruan marrëveshjen bazë gjermano-gjermane.

“Marrëveshja ndërmjet Republikës Federale Gjermane dhe RDGJ-së është një pikë kthese për të dy shtetet gjermane – veçanërisht për normalizimin e marrëdhënieve mes tyre”, tha Michael Kohl në atë kohë para shtypit ndërkombëtar”. Ajo mund të sigurojë që të dy shtetet,pa paragjykuar rendet e kundërta politike në të ardhmen të bashkëjetojnë në paqe dhe fqinjësi të mirë”.

Marrëveshja gjermano-gjermane kishte një preambulë, dhjetë nene dhe shoqërohej nga një sërë dokumentesh kontraktuese.

Neni 1

Republika Federale e Gjermanisë dhe Republika Demokratike e Gjermanisë do të zhvillojnë marrëdhënie të fqinjësisë së mirë mbi bazat e barazisë.

Neni 2

Republika Federale e Gjermanisë dhe Republika Demokratike e Gjermanisë do të udhëhiqen nga qëllimet dhe parimet e Kartës së Kombeve të Bashkuara, sidomos nga parimet e barazisë sovrane të shteteve, respektimi i pavarësisë, autonomies dhe integritetit territorial, e drejta e vetëvendosjes, mbrojtja e të drejtave të njeriut dhe jodiskrimini.

Neni 3

Konform Kartës së Kombeve të Bashkuara, Republika Federale e Gjermanisë dhe Republika Demokratike e Gjermanisë, çështjet e debatueshme reciproke do t’i zgjidhin ekskluzivisht me mjete paqesore  dhe do të përmbahen nga kërcënimi me force ose nga përdorimi i dhunës. Ato konfirmojnë paprekshmërinë e kufijve të njëra-tjetrës tani dhe në të ardhmen dhe obligohen për respektimin e pakufizuar të  integriteteve të veta territoriale.

Neni 4

Republika Federale e Gjermanisë dhe Republika Demokratike e Gjermanisë nuk do ta përfaqësojnë njëra-tjetrën në marrëdhëniet ndërkombëtare e as që do të veprojnë në emër të tjetrës.

NENI 5

Republika Federale e Gjermanisë dhe Republika Demokratike e Gjermanisë do të avancojnë marrëdhëniet paqesore midis vendeve evropiane dhe do të kontribuojnë  për sigurinë në bashkëpunim në Evropë. Ato mbështesin përpjekjet drejt pakësimit të forcave ushtarake dhe të armëve në Evropë  pa dëme për sigurinë e pjesëmarrësve. Republika Federale e Gjermanisë dhe Republika Demokratike e Gjermanisëme qëllim të çarmatimit të përgjithshëm dhe të plotë nën kontrollin aktiv ndërkombëtar do të mbështesin përpjekjet  drejt kufizimit  të armatimit dhe çarmatimit, sidomos të përdorimit të armës atomike dhe të armëve të shkatërrimit masovik.

Neni 6

Republika Federale e Gjermanisë dhe Republika Demokratike e Gjermanisë nisen nga parimi se pushteti sovran i secilës prej tyre është brenda territorit të tyre shtetëror. Ato respektojnë pavarësinë dhe autonominë e të dyja shteteve në çështjet e brendshme dhe të jashtme.

Neni 7

Republika Federale e Gjermanisë dhe Republika Demokratike e Gjermanisë shprehin gatishmërinë e vet që gjatë normalizimit të marrëdhënieve të tyre  t’i rregullojnë çështjet praktike dhe humanitare. Ato do të lidhin marrëveshje në bazë të kësaj ujdie për të zhvilluar dhe avancuar  bashkëpunimin me interes të ndërsjellë  në fushën e ekonomisë, shkencës dhe teknikës, transportit, çështjeve juridike,  postës dhe telekomunikacionin, shëndetësisë, kulturës, sportit, mbrojtjes së mjedisit dhe në fusha të tjera.

Neni 8

Republika Federale e Gjermanisë dhe Republika Demokratike e Gjermanisë do të shkëmbejnë përfaqësitë e përhershme. Ato do të vendosin selitë nëpër qeveritë e tyre. Ndërkohë do të rregullohen çështjet praktike  që lidhen me përfaqësitë e formuara.

Neni 9

Republika Federale e Gjermanisë dhe Republika Demokratike e Gjermanisë janë dakord se kontratat dhe marrëveshjes dypalëshe dhe shumëpalëshe të cilat i kanë lidhur më herët  nuk do të preken nga kjo marrëveshje.

Neni 10

Kjo marrëveshje i nënshtrohet ratifikimit dhe hy në fuqi ditën e shkëmbimit të notave përkatëse.

Marrëveshja  e vitit 1972 ndërmjet Republikë Federale të Gjermanisë dhe Republikë Demokratike të Gjermanisë ishte bazë për një sërë marrëveshjesh të tjera mes dy Gjermanive deri në bashkimin e tyre më 1990, ndërsa ajo u riaktualizua edhe tash  me përpjekjet e BE-së dhe të SHBA-së për të detyruar Serbinë dhe Kosovën të normalizojnë marrëdhëniet mes tyre./DW&KDP.mk/

 

 

Të fundit