E shtunë, 20 Prill, 2024

NË EMIRATET E BASHKUARA ARABE PROMOVOHET VEPRA E ISMAIL AHMEDIT

Libri i profesor Ahmedit ngërthen fakte historike dhe shkencore të lashtësisë së trashëgimisë kulturore dhe zanafillës së kulturës arabo-islame në trojet tona.

Në qytetin Sharika të Emirateve të Bashkuara Arabe në evenimentin programor intelektual për dialog kulturor u promovua libri “Kultura arabe dhe islame në Maqedoni dhe Kosovë, shekulli XV- XVIII” i autorit Prof. Dr. Ismail Ahmedi. Libri u botua nga Instituti për Trashëgimi Kulturore të Sharikas në vitin 2021, kurse promovimi në prani të autorit u bë të shtunën e kaluar.

Libri i profesor Ahmedit ngërthen fakte historike dhe shkencore të lashtësisë së trashëgimisë kulturore dhe zanafillës së kulturës arabo-islame në trojet tona. Vepra “Kultura arabe dhe islame në Maqedoni dhe Kosovë, shekulli XV- XVIII” është radhitur ndër botimet e dalluara të Institutit të Sharikas që është prezantuar në disa manifestime botërore përfshirë këtu edhe panairin ndërkombëtar të librit i mbajtur në Repubulikën Arabe të Egjiptit në shkurt të këtij viti.

Kdp.mk mëson se është promovuar edhe Fjalori Arabisht – Shqip, me rreth 170 mijë fjalë, me autor prof. Mahir Hasanin nga Tetova.

Këto veprimtari zhvillohen në kuadër të manifestimit të ditëve kulturore të Sharikas ku, ndër të tjera, është organizuar edhe debate tematik “Trashëgimia kulturore arabe në veprat e autorëve nga Maqedonia e Veriut”.

Aktiviteti është pjesë e organizimeve të mëhershme brenda projekteve të diplomacisë kulturore dhe dialogut ndërkulturor mes Maqedonisë së Veriut dhe Emirateve të Bashkuara Arabe të iniciuara nga ambasadori i Maqedonisë së Veriut në Abu Dhabi, Abdulkadër Memedi.

Të fundit