E premte, 19 Prill, 2024

HAKMARRJA DHE “UNAZA NË KËMBË”

Autori dhe studiuesi holandez Geert Mark ishte ndalur në këto katunde të malësisë së Sharrit. Ai shkruan për mikpritjen dhe bujarinë e këtyre malësorëve. Autori ishte mahnitur rrugës Tetovë-Prizren, një ndër vendet më të bukura dhe piktoreske që kishte parë. Në veri kishte vizituar vendlindjen e Vezirit te madh, Sinan Pasha. që ishte lindur në Topojan.

Shkruan: Merxhan Jakupi

Studiuesi holandez, Geert Mark, në fillim të shekullit 20, bëri një ekspeditë udhëtimi për në Evropën Juglindore dhe Ballkan, ku ky autor kishte vizituar edhe Manastirin, Shkupin, Tetovën dhe Prizrenin, si dhe qytetet e veriut të Shqipërisë.

Autori kishte kaluar rrugën Tetovë-Prizren, fshatrat e malësisë së Sharrit. Autori dhe studiuesi holandez Geert Mark ishte ndalur në këto katunde të malësisë së Sharrit. Ai shkruan për mikpritjen dhe bujarinë e këtyre malësorëve. Autori ishte mahnitur rrugës Tetovë-Prizren, një ndër vendet më të bukura dhe piktoreske që kishte parë. Në veri kishte vizituar vendlindjen e Vezirit te madh, Sinan Pasha. që ishte lindur në Topojan.

Autori shkruan se qytetet ishin orientale, me popullatë heterogjene, që flisnin në tri gjuhë. Gjuha zyrtare ishte gjuha osmane, pastaj dhe gjuha shqipe e sllave. Autori shkruan për divergjencat mes banorëve rurale dhe urbane. Banorët në qytete urbane, pas konvertimit në islam, kishin marrë një pjesë të kulturës dhe qytetërimit osman.

Nëpër qytete të tre komuniteteve, me shqiptarë, turq dhe pakicë bullgare, flisnin në gjuhën zyrtare osmane, kurse në familje flisnin gjuhët e tyre amtare. Nëpër provinca rurale, edhe pse shqiptarët ishin islamizuar, ata ruanin kodet, zakonet, rritet dhe festat pagane. Studiuesi holandez në ekspeditat në veri, shkruan se tek fiset e konvertuara në islam, hakmarrjet ishin zbutur, kurse tek fiset katolike ishte më i ashpër. Familjet që shpërnguleshin nëpër qytete urbane. Tek këto familje fillonte të zhdukej kanuni, zakonet e egra, hakmarrja. Divergjencat mes fiseve shqiptare të konfesionit katolik dhe ortodoks, pos islamizimit.

Sipas një studiuesi dhe arkeologut perëndimor, Born Muller, ka divergjenca dhe antagonizma mes vendbanimeve shqiptare, urbane dhe rurale. Një ndër arsyet, shkruan ky studiues, shumë pak kishte vrasje, grabitje, nëpër vendbanime urbane sesa nëpër ato rurale. Një ndër arsyet qëndronte në faktin se pas shpërnguljes së fiseve rurale dhe tribale shqiptare në qytete, vrasjet, hakmarrjet, grabitja dhe shitja e vajzave zhdukej. Sipas këtij studiuesi, një ndër arsyet dhe fenomenet është se pas ardhjes së Perandorisë Osmane, vrasjet, hakmarrjet, shitja e vajzave dhe grabitja ishte, ishin rralluar dhe zbutur. Ky autor dhe studiues potencon se vezirët shpesh kanë pajtuar gjaqet mes fiseve tribale dhe rurale.

Historiani, akademiku i famshëm anglez, Noel Malkolm, në librin e tij “NJË HISTORI E SHKURTËR E BOSNJËS”, shkruan se pas ardhjes së osmanëve në vendbanimet urbane, kishte më shumë tolerancë dhe shumë më pak vrasje, hakmarrje dhe grabitje. Kurse në vendbanimet rurale, tribale, puritane, akoma vazhdonte. Ky fenomen është dhe në Turqi. Në viset provinciale, rurale, nomade, puritane, këto fise dhe tribunë vazhdojnë me kode dhe kanune.

Ndikimi i zhdukjeve të gjaqeve, hakmarrjeve, dhunës dhe zbutjes së kodit të egër nëpër qytete, pas islamizimit kanë qenë dhe ndihmuar nga mistikët, dervishët. Këta mistikë dhe dervishë ndikuan shumë në tolerancën, zbutjen dhe eliminimin e kodeve primitive të fiseve puritane, patriarkale dhe arkaike.

Shpesh, në periudhën e monizmit, në një pjesë të opinionit të turmës, flitej se të gjitha këto kode të prapambetura, vrasjet, hakmarrjet, shitjet e vajzave dhe grabitjet, na i sollën osmanët. Dhe gjithë këtë dekadencë e katrahurë, na e sollën osmanët, pas konvertimit me shpatë në islam.

Shkrimtari, Ismail Kadare, rrëfen një baladë kaukaziane: “SHQIPONJA ME UNAZË NË KËMBË”. Është e vërtetë se popujt e Ballkanit, 5 shekuj u shkëputën nga matrica, familjeve dhe popujve evropianë. Pas 5 shekujve u rikthyen në familjen e kontinentit të tyre, por me unazë në këmbë, do të thotë me nishan. Këta popuj të shkëputur, nën sundimin e Perandorisë Osmane, kishin një pjesë të qytetërimit lindor islam oriental dhe osman. Kur këta popuj pas shpërbërjes së Perandorisë Osmane donin t’i ktheheshin kontinentit ëmë dhe familjeve evropiane, ata ishin si shqiponja me unazë në këmbë.

Sipas baladës kaukaziane, ishte shqiponja që u rebelua dhe shtegtoi në vend të huaj. Kur shkoi dhe u shpërngul në vende të huaja, shqiponjave ua vënë një unazë në këmbë. Pas shumë vitesh, ajo u kthye në vendlindjen e saj, por për shqiponjat ajo ishte e huaj dhe kur panë unazën në këmbë, ata i thanë se je e huaj dhe nuk e pranuan.

Është e vërtetë, të nderuar lexues, se çdo perandori ka qenë për t’i mbajtur popujt nën sundim dhe robëri. Ashtu dhe Perandoria Osmane. Por duhet ta ndajmë shapin prej sheqerit. Mos t’i fajësojmë vetëm sundimtarët dhe armiqtë për dekadencën, prapambeturinë, kodet e egra.

Siç shkruajnë disa studiues dhe historianë, disa fenomene, kode, zakone ekzistonin tek popujt ballkanas dhe bijtë e Arbit. Disa popuj të Evropës Juglindore ose të Ballkanit, fise dhe familje tribale e puritane, kishin kode dhe zakone të egra. Por, nuk i solli këto kode dhe tradita vetëm Perandoria Osmane.

Të fundit