E enjte, 25 Prill, 2024

NDRYSHIMET KUSHTETUESE, MICKOSKI: JO NË KËTË PËRBËRJE PARLAMENTARE

Nuk do të ketë ndryshimet Kushtetuese nën diktat bullgar në këtë përberje deputetësh, tha i prerë lideri I VMRO-DPMNE-së Kristian Mickovski. Sipas tij, ajo që bëri Qeveria është një proces me përfundim ta pasuksesshëm.

VMRO-DPMNE një kohë të gjatë pralajmeron se për atë që ndërmorrën si detyrim në emër të të gjithëve ne, jo vetëm që nuk kanë kredibilitet por edhe fizikisht nuk mund ta kalojnë, tha Mickovski. Premtoi se për gjithcka që bën Qeveria, do të mbajë përgjëgjësi pas marrjes së pushtetit nga VMRO-DPMNE.

“Thanë se procesi do të fillojë shtator-tetor 2022, nuk ndodhi, pastaj thanë në fund të vitit dhjetor, nuk ndodhi, pastaj e zhvendosën fokusin në shkurt, kaloi edhe shkurti, tani po zhvendosen fokusin në maj, qershor, këtu ju them se nuk do të ndodhë. Nuk do të ndodhë as në maj, as në qershor sepse ne kemi një qëndrim parimor që në fillim, ata krijuan një problem që nuk e zgjidhin dot, krijuan një problem që e kemi të gjithë”, u shpreh kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickovski.

VMRO-DPMNE I vlerësoi mesazhet e diplomatëvë Evropian, por, para se të marrin vendime duhët të na pyesin neve si pati politike por edhe qytetarët, nëse ata pajtohen me një vendim të nje Qeverie jo kredibile e udhëhequr nga BDI-ja dhe e mbështetur nga LSDM-së kapet në emër të popullit.

Kështu ai e komentoi qëndrimin e diplomatit të lartë të BE-së Josef Borrell, që nuk është reale që të hapen përsëri negociuatat në një kornizë negociuese.

“Deri tani ata politikanë individualë kanë folur gjithmonë për atë që është për mua, ne do të ngremë temën se çfarë është për popullin dhe çfarë është për shtetin. Kur një nga ata politikanë të Brukselit është gati të ulet në tryezë me ne ballë për ballë dhe të flasë, dhe këtë ua them kudo përfaqësuesve diplomatikë në Maqedoni dhe atyre që vijnë nga Brukseli dhe atyre që vijnë nga vende të tjera që ju vlerësojmë opinion dhe kjo do të thotë që ju jeni partnerët tanë, por kjo është një r rugë e dyanshme, duhet të dini edhe mendimin tonë”, theksoi Mickovski.

Mickovski e komentoi edhe iniciativën ‘Ballkani i Hapur”, ai tha se ajo nuk guxon të jetë shkëmbim për anëtarësimiin e vendit në BE. Sipas tij cdo iniciativë rajonale për përmisimin e cilësisë së jetesës dhe standartin e qytetarëve,VMRO-DPMNE do ta mbështesë. Por jo edhe Balkanin e Hapur për të cilin ka shumë paqartësi dhe mungesë të informacioneve

Të fundit