E enjte, 25 Prill, 2024

#KDP #PODCAST: DILEMA E TË RINJVE – TË QËNDROSH APO TË IKËSH?

Sipas të dhënave të OSBE-së për periudhën 2012-2016, nga Maqedonia janë larguar në vit rreth dhjetë mijë njerëz, kryesisht të rinj, nga Serbia 15.700 kurse nga Bosnjë e Hercergovina diçka më shumë se 18.000.

Me një dukuri të këtillë janë përballur edhe Kroacia, Bullgaria, Hungaria, Rumania, Polonia, Çekia e Sllovakia, kush më shumë e kush më pak.

Kohë më parë Fondacioni i Westminsterit për Demokraci (WFD) publikoi një analizë, pas punës dyvjeçare, sipas së cilës  Maqedonia e Veriut  në vit humb 333 milion euro, Mali i Zi, 70, Kosova 519, Shqipëria 559, Bosnjë e Hercegovina 710, ndërsa Serbia regjistron humbjen më të lartë prej 897 milion eurove në vit. Shto kësaj edhe të dhënat se shkollimi i një të riu ( të dhënat janë për vitin 2019), fjala vjen në Serbi kushton diçka më shumë se 34 mijë euro, në Mal të Zi mbi 31 mijë, në Maqedoninë e Veriut rreth 29 mijë euro, kurse në Shqipëri më se 18.200, euro, arrijmë në përfundim se ndër sukseset më të mëdha të çdo qeverie e të çdo vendi do të ishte ndërtimi i politikave me të cilat do të parandalohej tendenca në rritje e braktisjes së vendit.

Në këtë temë është edhe Podcast-i i KDP-së, i drejtuar nga Seladin Xhezairi, ku për bashkëbisedues ka tri studentë nga Universiteti i Evropës Juglindore (UEJL): Ramanda Shehu, Lejla Ramadani dhe Driton Seadini.

LINK deri te videoja: https://fb.watch/j3vohWEmX8/

 

 

Të fundit