E shtunë, 20 Prill, 2024

A ËSHTË E MIRË IDEJA E BASHKËSISË SË KOMUNAVE SHQIPTARE NË RMV?

Ideja e “Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe”, e cila këto ditë u lansua nga Ibrahimi i Alternativës, doli në pah në vitin 2013 kur në atë në Bruksel u nënshkrua marrëveshja e ashtuquajtur “për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovë dhe Serbisë”, ku më pastaj u votua edhe në Kuvend me 2/3 e votave të deputetëve.

Shkruan: Gentuar Ismaili

Kërkesa nga partia Alternativa që të krijohet një “Asociacion i Komunave me Shumicë Shqiptare në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, ngjashëm sikurse kërkesa serbëve në Kosovë, nuk ka hasur në mbështetje te spektri politik i vendit. Idenë e shpalosi përmes një statusi në Facebook, sekretari i përgjithshëm i partisë, Zeqirja Ibrahimi, i cili mes tjerash kërkoi “të kemi reciprocitet gjuhësorë midis shqipes në Maqedoninë e Veriut dhe serbishtes në Kosovë”.

Kryetari partisë opozitare maqedonase i VMRO-DPMNE, Hristijan Mickovski, iden ëe Ibrahimit e quajti” tentim për prishjen e marrëdhënieve ndëretnike”. Me qëndrim thuajse të ngjashëm dolën edhe nga LSDM-ja, kjo ide sipas tyre është e papranueshme. Për nënkryetarin e BDI-së Arbër Ademin kjo ide është destruktive dhe shkon në dëm të Kosovës dhe për ASH-në propozimi i tillë është jo serioz, me tendencë që shqiptarët t’i vendos në trajtim të politikës ditore, ndërkaq ish bashkëpartiaku i Ibrahimit, Skender Rexhepi Zejdi këtë ide e quan si tentim për destabilizim të sigurisë së vendit.

Ndërkaq, analistët politik janë të ndarë sa i përket kësaj ideje disa e mbështesin e disa jo.

Analisti politik Sefer Selimi këtë ide e quan si të rrezikshme dhe jo serioze.

“Lëshimi në opinion i një ideje si puna e ‘Asociacionit’ në këtë mënyrë, e bën këtë ide jo vetëm joserioze por edhe të rrezikshme. E para dhe më e rëndësishmja, vendosja e shqiptarëve të RMV-së në të njejtin kontekst me minoritetin serb në Kosovë është jologjike, nuk përkon me realitetin dhe është absurde.  E dyta, shqiptarët në RMV nuk janë minoritet 4%, por popull shtetformues që përbëjnë 1/3 e qytetarëve të këtij vendi dhe udhëheqin me 50% të territorit në nivel lokal. Kjo e bën edhe më absurde idenë për minimizimin dhe përçmimin e shqiptarëve të cilët janë të integruar në nivelet më të larta udhëheqëse shtetërore.

E treta, të ndodhur në konfuzion të plotë pas daljes së beftë në opozitë – Alternativa me këto ide të ngutura, të pamenduara mirë dhe plotësisht absurde i shërben vëtëm narrativit të etno-nacionalistëve Maqedonas.

E katërta, kjo parti me këto ‘ide të guximshme’ pse nuk i proklamoi për sa kohë ishte në Qeveri por tash që e përzunë në opozitë?! Madje, nëse janë kaq të “guximshëm” për të promovuan këtë ide sa ishin në Qeveri?”, u shpreh analisti Selimi.

Ndërkaq, ish diplomati dhe analisti politik Arsim Zekolli beson se ideja e tillë do i përmisonte marëdhëniet ndëretnike në vend.

“Përkrahje për iniciativën e Alternativës për themelimin të Asociacionit të Komunave Shqiptare në Maqedoni.

Besoj se edhe BDI, ASH, PDSH, zjarrtarët do i bashkangjiten iniciativës.

Besoj se një Asociacion i tillë do ndihmon në përmirësimin e marëdhënieve ndër-etnike, konceptit qytetarë dhe orientimit perëndimor të Maqedonis, sikur edhe në rastin e AKS-së në Kosovë”, u shpreh analisti Zekolli.

Ideja e “Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe” doli në pah në vitin 2013 kur në atë në Bruksel u nënshkrua marrëveshja e ashtuquajtur “për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovë dhe Serbisë”, ku më pastaj u votua edhe në Kuvend me 2/3 e votave të deputetëve. Pas dy viteve u konfirmua me marrëveshjen e parimeve, por ajo u dërgua në Gjykatën Kushtetuese ku kjo gjykatë i rrëzoi këto parime dhe pastaj deri më sot u kërkua me ngulm por ende nuk është zbatuar.

Të fundit