E premte, 19 Prill, 2024

BORIS JOHNSON SYNON POSTIN E KREUT TË NATO-s

Ish-kryeministri britanik, Boris Johnson, tha se e konsideron veten kandidat për postin e Sekretarit të ardhshëm të Përgjithshëm të NATO-s.

“Më duhet të kumtoj se ekziston një ide e tillë. Unë e konsideroj veten kandidat. Ky është një pozicion shumë i mirë dhe i rëndësishëm. Tani NATO-ja është më e fortë se kurrë,”- transmeton kdp.mk deklaratën e Johnsonit për kanalin televiziv parlamentar të Ukrainës “Rada”, duke iu përgjigjur një pyetjeje lidhur me gjasat e tij për t’i prirë Aleancës Veriatlantike.

Johnson shtoi se nuk sheh kurrfarë kontradiktash për aderimin e Ukrainës në NATO si anëtare me të drejta të plota.

“Nuk shoh asnjë kontradiktë në anëtarësimin e Ukrainës në NATO. Anëtarësimi ukrainas është perspektivë; kjo duhet të ndodhë patjetër”, – ka thënë Johnson.

Stoltenberg, në një intervistë për CNN në margjinat e Konferencës së Sigurisë në Mynih, tha se ai synonte të largohej nga posti i Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s në vjeshtën e vitit 2023. “Unë po largohem këtë vjeshtë, jam i sigurt se aleanca do të gjejë një njeri të denjë për të më zëvendësuar ”,- tha ai.

Dhjetorin e kaluar, telivizioni britanik Sky News paralajmëroi se ish-kryeministri Johnson po shqyrton mundësinë e rikandidimit në zgjedhjet e ardhshme parlamentare në vendin e tij.

Të fundit