E enjte, 25 Prill, 2024

VIDEO/INTERVISTË, CEKA: EDUKIMI EKONOMIK MUNDËSON ZHVILLIM TË GJITHANSHËM

Në një intervistë ekskluzive për KDP, drejtori ekzekutiv i Institutit Alternativa Liberale, Orhan Ceka, thekson se nëpërmjet programeve të ndryshme instituti që ai drejton po përpiqet që të promovojë konceptin e edukimit ekonomik tek qytetarët në mënyrë që t’i bëjë ata pjesë e proceseve dhe politikave shtetërore. Ai thotë se për dallim nga vendet e tjera, edukimi ekonomik në Maqedoninë e Veriut vazhdon që të jetë në nivel të ulët, që vjen si pasojë e mungesës së një strategjie specifike mbi edukimin ekonomik. Ceka thotë se në kurrikulat universitare dhe të shkollave të mesme ka një mungesë të përfshirjes së edukimit ekonomik. Sipas tij, momentalisht disa nga universitetet tani kanë filluar një lloj implementimi të lëndës “Hyrje në ekonomi” për të gjithë studentët pavarësisht drejtimit që ata kanë.

Intervistoi: Puhiza Osmani

“Është shumë e rëndësishme të kemi një masë të edukuar ekonomikisht, e cila do të kishte mundësi që të kuptonte rrjedhën e koncepteve dhe fenomeneve të ndryshme ekonomike në vend. Edukimi ekonomik ndikon në përgjithësi në zhvillimin ekonomik të shtetit si dhe sjell ndryshime dhe koncepte për të pasur mundësi që ne të arrijmë të kemi familje ekonomikisht të edukuara. Ky është edhe koncepti kryesor i programit tonë”, thekson Ceka për KDP.

Ceka thotë se në kurrikulat universitare dhe të shkollave të mesme ka një mungesë të përfshirjes së edukimit ekonomik. Sipas tij, momentalisht disa nga universitetet tani kanë filluar një lloj implementimi të lëndës “Hyrje në ekonomi” për të gjithë studentët pavarësisht drejtimit që ata kanë.

“Nëpërmjet programeve tona ne shpresojmë që do të kemi hapësirë që ta realizojmë harmonizimin e kurrikulave universitare dhe të shkollave të mesme. Interesi dhe gatishmëria nga ana e institucioneve është shumë e madhe për kyçjen e programeve tona. Gjithashtu koncepti i ndryshimit të kurrikulave është shumë i rëndësishëm, sepse krijon një lloj të stabilitetit në aspektin e implementimit të projektit” thekson Ceka.

Ceka thotë se libri ‘Ekonomiksi i Mendimit Praktik’ dhe projektet e zhvilluara nga përmbajtja e tij ofrojnë konceptet dhe informacionin bazë mbi edukimin ekonomik.

“Në librin ‘Ekonomiksi i Mendimit Praktik’ paraqiten konceptet bazë, nga ku janë zhvilluar dhe projektet tjera, qëllimi i të cilave ka qenë të rrisë kureshtjen e qytetarëve që ta lexojnë këtë libër, sepse brenda tij në mënyrë shumë interaktive ofrohet një qasje e të gjitha koncepteve ekonomike të cilat përdoren në përditshmëri, por që nuk kemi informacionin e nevojshëm për to se çfarë domethënie kanë”, thotë Ceka.

Instituti Alternativa Liberale synon ngritjen e vetëdijes liberale progresive tek qytetarët. Ceka thotë se instituti që ai drejton po implementon edhe projekte të reja,   njëri prej të cilëve përbëhet nga dy pjesë. Sipas tij, njëra pjesë përbëhet nga forumi liberal, një magazinë politike dhe ekonomike, ku do trajtohen tema të ndryshme të cilat janë të rëndësishme për komunitetin me qëllim që të ngritën diskutime dhe debate mbi atë se çfarë quhet progres. Momentalisht, thotë ai, në nivel më të lartë është duke u promovuar edhe libri “Paqe, Dashuri dhe Liri”.

Intervistën e plotë mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm:

 

Të fundit