E premte, 19 Prill, 2024

THE GUARDIAN: KUSH PO FITON NË UKRAINË DHE Ç’KA PËR TË NDODHUR?

Përderisa po afrohet përvjetori i parë i pushtimit rus të Ukrainës, pamjet duken  shumë më ndryshe se në javët e para të luftës, kur qindra tanke ruse vërshuan përtej kufirit, ndërsa forcat ajrore tentuan të merrnin aeroportin Hostomel, afër Kievit, i cili duhej të ishte trampolinë për pushtimin e kryeqytetit.

Në vigjilje të përvjetorit, e përditshmja prestigjioze britanike The Guardian ka bërë një analizë të statusit momental të konfliktit dhe për atë se çfarë mund të ndodhë më pas.

A po kryen tashmë Rusia një ofensivë të re?

Ekzistojnë vlerësime kontradiktore për aftësinë e Rusisë që të kryejë një ofensivë të re të rëndësishme.

Ndonëse zyrtarët ukrainas që nga Krishtlindjet kanë paralajmëruar disa herë se Rusia po planifikon një ofensivë të re të madhe këtë vit, janë të dobëta provat se po zhvillohen përgatitje për një mësymje të ngjashme me atë në shkurtit të vitit 2022, e cila përfshinte një sulm në shkallë të gjerë me autoblinda.

Pohimet e paradokohshme të zyrtarëve të NATO-s se Rusia po grumbullon avionë u mohuan në masë të madhe nga Ministria Britanike e Mbrojtjes.

Dhe, ndërsa Rusia rriti ndjeshëm numrin e pjesëtarëve të këmbësorisë – disa vlerësime sugjerojnë se ka mbi 300.000 ushtarë në Ukrainë – nuk ka dëshmi që qindra tanke të grumbullohen në një rajon i cili mbikëqyret në masë të madhe nga  satelitë spiunazhi.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg ka vënë në dukje përpjekjet e shtuara të Rusisë në lindje si dëshmi se “ofensiva e re” ka filluar, por të tjerë e shohin këtë si vazhdim të përpjekjeve që po zgjasin prej muajsh.

Bombardimi rus është më pak intensiv se ç’ishte gjatë verës në afërsi të Severodonetskut, kur Moska përdori 60.000 granata në ditë.

Përkundër mobilizimit të vitit të kaluar, analistët, midis të cilëve është Phillips O’Brien nga Universiteti i St. Andrews, besojnë se lufta ka degraduar aftësitë ruse dhe se e kanë gabim ata që presin një përsëritje të invadimit fillestar të vitit të kaluar.

“Ajo që ndodhi që nga 24 shkurti është se Ukraina është bërë më e fortë dhe ka siguruar sisteme më të mira dhe do të marrë edhe më,” – thotë O’Brien.

“Rusët po bëhen më të dobët. Ata kanë më shumë ushtarë, por pajisjet e tyre janë më të këqija, ushtarët e tyre janë të trajnuar më keq trajnuar sesa ishin, ndërsa rezervat e municionit po iu pakësohen,”- shton ai.

O’Brien dhe bashkëmendimtarë të tjerë thonë se ka pak prova se Rusia është më e aftë për të kryer operacione komplekse me armë të kombinuara – duke integruar forcat ajrore, autoblindat dhe elementë të tjerë – sesa ishte para një viti.

Çfarë po ndodh në perëndim?

Një nga pikëpamjet kur është fjala për luftimet në lindje – sektorin më të nxehtë të konfliktit – është se përpjekjet e shtuara të Rusisë në afërsi të qytetit Bakhmut janë reduktuar në të ashtuquajturat operacione formësuese për ofensivën e ardshme, ndoshta në pranverë.

Të dytët konsiderojnë se Rusia ka frikë nga një ofensivë e re e madhe ukrainase dhe ka intensifikuar ritmin e goditjes – me një kosto jashtëzakonisht të lartë – për të frenuar forcat ukrainase.

Të tretët çmojnë se Rusia dëshiron të pushtojë Bakhmutin përpara përvjetorit të 24 shkurtit më shumë për qëllime propagandistike sesa për ndonjë arsye të paramenduar.

Me siguri se ka pak të vërtetë në të gjitha këto këndvështrime,- shkruan Guardian.

Duhet qenë i vetëdijshëm se përpjekjet e Rusisë nuk janë të përqendruara vetëm në Bakhmut, por edhe në pikat përgjatë frontit lindor, nga kufiri me rajonin e Kharkivt në drejtim të jugut të pushtuar.

Michael Coffman, shef i studimeve ruse në Qendrën për Analizën Detare në Virxhinia, SHBA, e tha këtë kohë më parë në Twitter.

“Ofensiva ruse përbëhet nga 5-6 akse sulmi të fokusuara në Donbas. Në vend të një mësymjes së madhe në njërën anë të frontit, janë një vistër betejash të shpërndara që po zhvillohen në drejtimin veri-jug, nga Luhansku, përmes Bakhmutt, deri në Donetskun jugor,”- tha ai.

“Në këtë fazë, nuk duket se Rusia ka angazhuar rezerva dhe sigurisht se i përdor ato njësi për të kompensuar humbjet, ose ndoshta pret ndonjë depërtim për ta shfrytëzuar. Duke marrë parasysh këtë, nuk ka shumë prova se ka forca më të mëdha plotësuese ruse në gatishmëri,” – shtoi ai.

Ajo që është e qartë është se përpjekjet aktuale të Rusisë pasqyrojnë liderizëm, logjistikë dhe taktikë të keqe, që ishin dalloja të operacioneve të saj gjatë vitit të kaluar, me viktima të mëdha dhe përfitime tepër modeste territoriale.

Kush fiton?

Ka mënyra të ndryshme  që të vlerësohet kjo.

As Rusia, as Ukraina nuk janë afër arritjes së objektivave të paralajmëruara të luftës, që në rastin e Ukrainës nënkuptojnë çlirimin e të gjithë territorit të pushtuar.

Mirëpo, gjatë 12 muajve të kaluar, Moska shumë herë u detyrua të heqë dorë nga  ambiciet e saj maksimaliste në mënyrë që të fokusohet në pushtimin e të gjithë Donbasit në lindje.

Përveç kësaj, humbjet e Rusisë ishin të mëdha.

Në vlerësimin e paradokohshëm të Institutit Ndërkombëtar për Studime Strategjike (IISS) sugjerohet se Rusia ka humbur 40 deri në 50 për qind të flotës së saj të tankeve të paraluftës.

Numri i viktimave në njerëz gjithashtu ishte i madh, krahas pohimeve se Rusia po humb 2.000 ushtarë për çdo njëqind metra të pushtuara në lindje.

Megjithëse këto shifra duhen marrë me rezerva, provat sugjerojnë se Ukraina ka një shkallë më të ulët të humbjeve.

Gjenerali i lartë amerikan Mark Miley tha së fundmi se Rusia tashmë e ka humbur (luftën) taktikisht dhe strategjikisht, por ai sugjeroi se është pak e besueshme se cilado palë është afër arritjes së objektivave të përcaktuara.

Me siguri mund të thuhet se trajektorja momentale e konfliktit po shkon shumë më mirë për Ukrainën sesa për Rusinë, dhe se ardhja e vazhdueshme e armëve të reja nga Perëndimi do të ndihmojë që kjo trajektore të ruhet.

Mirëpo, siç tëhoqi vërejtjen kohë më parë shefi i diplomacisë  së BE-së, Josep Borrell, Ukraina është në masë të madhe e verur nga armët e Perëndimit, duke përfshirë municionet e artilerisë, që ka krijuar dëmtimin potencial  të Kievit në lindje, ku në luftime po dominon artileria.

Ajo që po ashtu është e paqartë është se sa armët që po ndryshojnë lojën, sikurse janë tanket kryesore luftarake, do të kontribuojnë për përfundimin e luftës, ose sa shpejt.

Shkurt, tani për tani, lufta vazhdon.

 

Të fundit