Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave, në dhjetor 2022 janë dhënë 307 miratime për ndërtimi, që është 18.8% më pak krahasuar me të njëjtin muaj të një viti më parë.
Sipas lejeve të lëshuara për ndërtim, vlera e objekteve është 7 102 131 mijë denarë.
që është 85.1% më shumë krahasuar me të njëjtin muaj të një viti më parë.
Nga numri i përgjithshëm i lejeve të ndërtimit të lëshuara, 151 (49,2 %) janë të destinuara për ndërtesa të larta, 83 (27,0 %) për objektet e inxhinierisë civile dhe 73 (23,8 %) për objektet e rindërtimit.