Enver Salihi: “Kur jemi tek Alternativa do të ishte gabim nëse e lëshojnë koalicionin qeveritar pasiqë nuk kemi edhe një vit deri në zgjedhje dhe mospasja e pushtetit lokal në ndonjë komunë për këtë parti do të shkaktonte dëme edhe më të mëdha”.
Shkruan: Enis Shaqiri
Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, nuk ka pritur përgjigjen e Alternativës së Afrim Gashit nëse fo të vazhdojë të mbetet pjesë e koalicionit qeverisës. Ai sot ka dorëzuar emrat e ministrave të rinjë në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, ndërkohë që Alternativa ka paralajmëruar mbledhje të kryesisë për nesër. Ndërkohë, pritet që gjatë ditës së hënë të votohet edhe rekonstruimi i qeverisë së re, me ose pa Alternativën brenda.
Siç edhe u bë e ditur, Aleanca për Shqiptarët tani më është edhe zyrartisht pjesë e qeverisë, e cila drejtohet nga Dimitar Kovaçevski. Hyrja e ASH-së në Qeveri mori dritë jeshile nga partia LSDM. Sipas tyre, me zgjerimin e koalicionit qeverisësië është evituar rreziku për “ndryshimin e kursit evropian të Maqedonisë së Veriut”.
Analisti politik Enver Salihi në një prononcim për KDP-në thekson se pjesmarrja e partive të dyta dhe më të vogla në qeveri, është një prej vlerave demokratike, por njëkohësishtë edhe vështirsi për realizimin e premtimeve elektorale.
“Qëllimi i partive politike është hyrja në pushtet dhe realizimi praktik i premtimeve elektorale por vetëmse kur bëhet pyetje për subjektet kyçe të cilat realizojnë programin qeveritar kurse pjesmarrja e partive të dyta e më të vogla është vlerë demokratike dhe njëra nga opcionet e mundshme por gjithmonë partitë që futen si partner i dytë hasin në vështirsi për realizimin e premtimeve elektorale dhe shëndrrohen në makineri votuese për lojtarët e parë”, thekson Salihi
Sipas tij, Aleanca për Shqiptarët pas humbjeve në zgjedhjet lokale në Tetovë, reflektoi me një lëvizje në kohë e duhur.
“ASH edhe pse bëri një lëvizje të pa natyrshme, ky është një vendim i duhur për partinë pasiqë pas humbjes në zgjedhjet lokale në Tetovë dhe ndrrimit të liderit i duhet kohë që të ngritet fuqishëm në stadiumet që ishte më parë. Duke pasur parasysh aftësitë menaxheriale të liderit Taravari mendoj se kjo lëvizje erdhi në kohë e duhur ku pritetet që të ketë impakt pozitiv mbi rritjen e mëtutjeshme të këtij subjekti”, thekson ai.
Ndryshe, sipas deklaratës së kreut të Aleancës, Arben Taravarit, është dakorduar që kuadro të reja të jenë në krye të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Ministrisë së Drejtësisë. Aleanca për Shqiptarët duhet të marrë edhe një vend tjetër ministror, që duhet të jetë ose Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës, me të cilën tani udhëheqë kuadër i “Alternativës”, ose vendi i zëvendëskryeministrit për çështje ekonomike. Tani për tani, nuk ka konfirmim zyrtar se cili nga këto vende do t’i takojë Aleancës për shqiptarët. Kjo parti pritet që të merr edhe dy vende zëvensësministrash.
Ndërkaq, dilema tjetër mbetet se si do të veprojë partia e Afrim Gashit pas rikonstruimit të Qeverisë me ASH-në.
Lidhur me këtë çështje analisti Salihi , shprehet se do të ishte gabim nëse Alternativa do ta lëshojë koalicionin qeveritar, arsye kjo sipas tij, mospasja e pushtetit lokal në ndonjë komunë për Alternativën, do të shkaktonte dëme edhe më të mëdha.
“Kur jemi tek Alternativa do të ishte gabim nëse e lëshojnë koalicionin qeveritar pasiqë nuk kemi edhe një vit deri në zgjedhje dhe mospasja e pushtetit lokal në ndonjë komunë për këtë parti do të shkaktonte dëme edhe më të mëdha. Dorën në zemër Alternativa kishte një marrveshje deri në fund të mandatit dhe kjo nuk është e drejtë ti mirret kaq shumë pushtet kur numrat mungojnë në taborin tjetër por në politikë të mdhenjtë i hanjë të vegjlit dhe si partner më i vogël duhet ta paguaj faturën në pjesë më të madhe. Por sipas shumë parametrave tanimë Alternativës nuk ju la hapsirë të vendos po indirekt i tregohet se e ka vendin jashtë qeverisë e mbetet të shohim se si do të rrjedhin gjërat deri në vikend”, thekson Salihi.
I pyetur nga KDP, se a po shkon skena politike shqiptare drejt rigrupimit në dy koalicione të mëdha, Salihi thotë se “parashikimet e mia janë se në të ardhmen pritet një defaktorizim i shqiptarëve në bazë të ndarjeve në rajone të partive politike dhe në përbërjen e ardhshme është e mundur që partia fituese maqedone do të bëjë marrveshje me tre tabote politike të ndryshme politike që do të çonte në defaktorizim të faktorit shqiptarë në RMV. ”
Kujtojmë se Alternativa deri më tani nuk është prononcuar nëse mbetet apo largohet nga Qeveria, ndërsa vendimi përfundimtar për këtë çështje e kanë paralajmëruar për nesër. Por nga kjo parti bëjnë të ditur se “Kovaçevski e ka ditur se ne e kemi mbledhjen e Kuvendit të partisë nesër dhe nuk e dimë pse ai sot ka dorëzuar në Kuvend iniciativën për rikontruimin e Qeverisë. Për këtë do të duhet ta pyesni Kryeministrin. Ne do të flasim nesër pas mbledhjes së Kuvendin”,
Ndërsa partia në pushtet LSDM porositi Alternativën se është e mirëseardhur me kontributin e saj në koalicionin evropian, dhe se dera e bashkëpunimit mbetet e hapur edhe më tej.
“I drejtojmë porosi Alternativës se dera për bashkëpunënim është e hapur edhe më tej. Këto kohëra janë të rëndësishme për ardhmërinë evropiane dhe për reformat ekonomik dhe iu bëjmë thirrje që të ngrihen mbi interesat e ngushta partiake dhe të mendojnë edhe njëherë. Edhe pse Alternativa nuk iu përgjigj ofertës për vazhdimin e bashkëpunim, partia është e mirëseardhur me kontributin e saj në koalicionin evropian”, deklaroi zëdhënësi i LSDM-së, Darko Kaevski.
.