E shtunë, 22 Mars, 2025

MAKRON I DËRGON LETER PENDAROVSKIT, PËRKRAHJE PËR RMV-NË NË RRUGËTIMIN DREJT BE-SË

Përderisa Kryetari i Bullgarisë, Rumen Radev, kërkoi solidaritet nga Presidenti i Francës, Emanuel Makron, ai i dërgoi letër kryetarit të RMV-së Stevo Pendarovski, përmes së cilës dëshiron një vit ku do të ketë avancim drejt BE-së. Makron potencon se në marrëveshjen e arritur me Bullgarinë tërësisht respektohet identiteti maqedonas, për çka dëshmi është marrëveshja “Fronteks”.
“Mbajtja e konferencës së parë ndërqeveritare të anëtarësimit më 19 korrik ishte një hap i madh për Maqedoninë e Veriut. E mirëpres edhe nënshkrimin më 26 tetor të marrëveshjes së “Frontex” me BE-në, e cila e njeh gjuhën maqedonase, e përmendur pa vërejtje, që tregon se propozimi i arritur, kompromisi respekton plotësisht karakterin unitar të identitetit maqedonas. Ju mund të llogarisni  në mbështetjen time të plotë dhe të vazhdueshme gjatë negociatave të anëtarësimit. Do të jem i lumtur të vij në Maqedoninë e Veriut së shpejti, sapo ta lejojë agjenda, në një datë që bashkërisht do ta përcaktojmë si të përshtatshme për agjendën politike”. 
Makron i dëshiroi RMV-së një vit ku do të ketë progres të mëtejshëm në rrugëtimin evropian.
“Shfrytëzoj rastin t’ju dërgoj urimet e mia më të sinqerta për ju dhe vendin tuaj dhe t’i uroj Maqedonisë së Veriut një vit ku do të ketë harmoni  dhe përparim të mëtejshëm në rrugën e saj evropiane. Që nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve tona tridhjetë vjet më parë, Franca ka qenë gjithmonë e pranishme në momentet kyçe të historisë suaj: nëpërmjet Robert Badenter, i cili mori pjesë në hartimin e Kushtetutës suaj, me punën e diplomatëve dhe ushtarëve francezë që ndihmuan në parandalimin e shpërthimit i luftës civile në fillim të viteve 2000 dhe ndihma në përfundimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe së fundi në zgjidhjen e mosmarrëveshjes tuaj me Bullgarinë”, thuhet në letrën e Macron drejtuar presidentit Pendarovski.
KE për RMV-në dhe Bullgarinë, të promovohet dialogu, të shmangen tensionet
KE ndërkohë ftoi Bullgarinë dhe RMV–në t’i shmangin  tensionet e panevojshme dhe të promovojnë atmosferë të dialogut.
“E ndjekim me shumë kujdes zhvillimin e ngjarjeve që lidhen me marrëdhëniet midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut. Komisioni Evropian rikujton rëndësinë e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë. Në këtë kontekst nevojiten përpjekje nga të gjitha palët për të promovuar një atmosferë dialogu dhe respekt të ndërsjellë dhe për të shmangur tensionet e panevojshme.”, theksoi KE për BNT.
Brukseli nuk i ka komentuar zhvillimet në kufi më 4 shkurt. Ata thonë se nuk komentojnë hetimet në vazhdim apo procedurat ligjore.

Të fundit