E premte, 29 Mars, 2024

PRESIDENTI UKRAINAS ZELENSKY NË LONDËR

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky  viziton këtë të mërkurë Britaninë e Madhe të mërkurën për t’u takuar me kryeministrin Rishi Sunak, njoftoi Zyra e Kryeministrit britanik.

Zelensky do të vizitojë ushtarët ukrainas që aktualisht po trajnohen në Britaninë e Madhe, si dhe do t’i drejtohet edhe Parlamentit britanik, thuhet në deklaratën e transmetuar nga agjencia Reuters.

Zyra e kryeministrit britanik ka paralajmëruar  planet për zgjerimin e trajnimit të ushtarëve ukrainas në forcat ajrore dhe detare, duke përfshirë pilotët e avionëve  dhe marinsat, si dhe përshpejtimin e furnizimit të Ukrainës me pajisje ushtarake

Sikurse theksohet në njoftim, trajnimi do të sigurojë që pilotët në të ardhmen të mund të drejtojnë avionë luftarakë të sofistikuar sipas standardeve të NATO-s.

“Vizita e Presidentit Zelensky në Mbretërinë e Bashkuar është konfirmim i guximit, vendosmërisë dhe luftës së vendit të tij, si dhe konfirmim i miqësisë së pathyeshme mes dy vendeve tona”,- ka deklaruar kryeministri Sunak në prag të takimit.

Sunak do të ofrojë mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar për planet e Zelenskyt për të punuar për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme për Ukrainën,- thuhet në deklaratën e transmetuar nga kdp.

 

 

Të fundit