E hënë, 28 Prill, 2025

DHIMBJE DHE SOLIDARITET

Pamjet e trishta nga Turqia dhe Siria kanë tronditur gjithë botën. Në një çast fataliteti shpirti njerëzor përbashkohet në frymën solidaritetit dhe humanitetit. Secili nga ne është aty, pranë dhimbjes së njerëzve, pranë vuajtjes së tyre në këto ditë të rënda. Secili nga ne është një lutje e përshpirtshme, është tjetri i qenies njerëzore, i shpirtit të tyre. Secili nga ne thellësisht e ndjenë dhimbjen e gjëmës së madhe, të mijëra viktimave.

Shkruan: Bardhyl Zaimi

Pamja të trishta vijnë nga Turqia dhe Siria. Raportohet për mijëra viktima nga tërmeti i së hënës.  Bëhet e ditur se si pasojë e tërmetit shkatërrimtar në kufirin turko-sirian, sipas të dhënave të fundit zyrtare kanë humbur jetën mbi 4200 vetë, ndërsa mbi 18.000 persona janë plagosur. Ndërkohë që vazhdon puna e ekipeve të shpëtimit për të nxjerrë njerëzt nga rrënojat, numri i viktimave mund të rritet edhe më tej. Situata është dramatike, njerëzit kanë frikë të kthehen në shtëpitë e tyre për shkak të tëmeteve pasuese.

Tërmeti shkaktoi dëme të jashtëzakonshme në jug të Turqisë dhe në veri të Sirisë. Lagje të tëra janë rrafshuar. Raportohet se mijëra njerëz kanë mbetur të pastrehë tani në dimër kur temperaturat janë nën zero gradë. Ndërkohë është paralajmëruar ndihmë nga e gjithë bota.

Ekspertët thonë se tërmeti i ditës së hënë ishte më shkatëruesi në dekadën e fundit. Pasojat e tërmetit fatkqësisht janë katastrofale. Njerëzit kanë humbur më të dashurit e tyre, ndërkohe që ekipe të shpëtimit nga gjithë bota tashmë janë nisur drejt rajonit për të ofruar nduhmën e tyre për njerëzit e goditur në rajonin e Turqisë dhe Sirisë.

Pamjet e trishta nga Turqia dhe Siria kanë tronditur gjithë botën. Në një çast fataliteti shpirti njerëzor përbashkohet në frymën solidaritetit dhe humanitetit. Secili nga ne është aty, pranë dhimbjes së njerëzve, pranë vuajtjes së tyre në këto ditë të rënda. Secili nga ne është një lutje e përshpirtshme, është tjetri i qenies njerëzore, i shpirtit të tyre. Secili nga ne thellësisht e ndjenë dhimbjen e gjëmës së madhe, të mijëra viktimave.

Dhe ka një çast, kur bota, shpirti njerëzor ndjenë thellësisht brenda vetes humbjen e madhe, humbjen e përbashkët që shndërrohet në energji solidariteti. Ky tërmet fatal ka ripohuar këtë shpirt të përbashkët solidariteti universal. Nga të gjitha anët e botës ekipe të shpëtimit janë nisur drejt rajonit, ku ende shumë jetë njerëzore ndodhen ndër rrënoja. Një mision i fisëm solidariteti dhe humaniteti, një akt thellësisht njerëzor i mbrujtun me frymën e dhimbjes.

Gjithë bota në këto çaste të rënda është me popullin turk dhe sirian. Gjithë ne e ndjejmë thellësisht dhimbjen e kësaj gjëme, ndër më fatalet në dekadën e fundit. Qenësia njerëzore pranë në kuptimin e thellë të ekzistencës së përbashkët, të solidaritetit universal për të shpëtuar jetë njerëzish dhe për të dhënë kurajon dhe shpresën e madhe për ta tejkaluar bashkërisht këtë gjëmë fatale.

Të fundit