Murtezani: Përcaktimi eurointegrues i partisë Alternativa nuk varet nga të qenit pjesë e Qeverisë
Aliu: Nëse arrihet në dakordim për kyçjen e ASH-së në qeverisje, vlerësoj se AAA nuk ka ndonjë justifikim politik për të dalë nga Qeveria, përveç nëse partnerët kushmisht thënë, më të mëdhenj, nuk trukojnë që AAA të detyrohet për tu larguar nga Qeveria
Tahiri: Marrëveshja mes LSDM-së dhe Alternativës, në kuptimin kuadrovik, ka të ngjarë që nuk është respektuar në tërësi, por më se e vërtetë është se nuk ka aspak rezultate sa i përket zotimeve të kësaj partie për futje në Qeveri
Shkruan: Gentuar Ismaili
Që kur dolën zërat se Aleanca për Shqiptarët dëshiron të bëhet pjesë e Qeveris, brenda koalicionit qeveritar filluan pakënaqësitë e partive më të vogla. Njëra prej tyre ishte edhe partia Alternativa e Afrim Gashit, e cila para një viti u fut në Qeveri. Arsyeja që kjo parti nuk është pajtuar që ASH-ja të hyjë në Qeveri është se nuk dëshiron ta ndajë kulaçin qeveritar. Gjegjësisht, nuk dëshiron ta japë Ministrinë e Shëndetësisë, e cila aktualisht udhëhiqet nga Alternativa.
Ka disa ditë që mediat raportojnë se partia e Gashit dëshiron ta lëshojë koalicionin qeveritar, përshkak se kryeministri Dimitar Kovaçevski këtë resor dëshiron të ja japë ASH-së së Arben Taravarit.
Zëdhënësi i partisë Alternativa, Orhan Murtezani, në një prononcim të shkurtër për KDP tha se pasi të zyrtarizohet hyrja e partisë së Taravarit në Qeveri, do dalin me qëndrim se a do vazhdojnë të jenë pjesë e pushtetit.
“Të mërkurën kemi pasur takim të rregullt të kryesisë së ngushtë, nuk është diskutuar për marrjen e ndonjë vendimi. Jemi në pritje të finalizimit të bisedimeve ndërmjet LSDM-së dhe ASH-së që të shohim nëse ajo do të ndikojë në marrëveshjen tonë për bashkëqeverisje me LSDM-në. Pastaj janë organet e partisë janë ata që do të sjellin vendim. Përcaktimi eurointegrues i partisë Alternativa nuk varet nga të qenit pjesë e Qeverisë ose jo, mirëpo vlen të potencohet fakti që Alternativa me kyçjen në Qeveri vitin e kaluar mundësoi shumicë stabile për zhbllokimin e negociatave me BE-në”, u shpreh zëdhënësi Murtezani.
Ndërkaq, analisti politik Qenan Aliu vlërëson se Alternativa nuk ka justifikim politik për të dalur nga qeveria.
“Nëse arrihet në dakordim për kyçjen e ASH-së në qeverisje, vlerësoj se AAA nuk ka ndonjë justifikim politik për të dalë nga Qeveria, përveç nëse partnerët kushmisht thënë, më të mëdhenj, nuk trukojnë që AAA të detyrohet për tu larguar nga Qeveria. E kur në qeverisje kyçen disa subjekte politike për bashkëqeverisje, sidomos në momentume kur thuajse është cënuar shumica, atëherë logjikisht partneri që ftohet për bashkëqeverisje do të synojë të marrë pjesë të konsiderueshme nga “tepsia e pushtetit”, dhe në këtë kuptim është edhe synimi i ASH për dikasterin e shëndetësisë, mbase për ta egzistojnë edhe arsye tjera për targetimin e këtij dikasteri”, u shpreh analisti Aliu.
Profesori univirisitar dhe analisti politik, Sefer Tahiri, vlerëson se vendimin duhet ta merr vetë partia Alerenativa, se a do duhet të dalë nga Qeveria apo të mbetet brenda saj.
“Se a do të mbetet në Qeveri apo do të dalë nga e njëjta është vendim që duhet të marrin organet e Alternativës, në konsultim me anëtarësinë e saj, sepse edhe kur ka hyrë kjo parti në qeveri ka vendosur në mënyrë të pavarur pa konsultuar dhe marrë parasysh vlerësimin e opinionit publik. Marrëveshja mes LSDM-së dhe Alternativës, në kuptimin kuadrovik, ka të ngjarë që nuk është respektuar në tërësi, por më se e vërtetë është se nuk ka aspak rezultate sa i përket zotimeve të kësaj partie për futje në Qeveri siç janë lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar si dhe demontimi dhe hetimi ndërkombëtar i rasteve të montuara politike, që ndërlidhen me gjyqësorin: ‘Monstra’, ‘Rasti i Kumanovës’, ‘Rasti Alfa’, ‘Rasti i Almirit të vogël”, u shpreh profesori Tahiri.
Ndryshe, Alternativa si parti në Qeveri udhëheqë me tre ministri, Ministrin e Shëndetësis, Ministria e Adminisratës Publike dhe me Ministrin pa resorë të Diasporës, me dy zëvëndësminsitri, atë të Arsimit dhe Kulturës.