E mërkurë, 24 Korrik, 2024

ALLISON GUERRIERO: E DENONCOVA MCGONIGAL PËR TRADHËTINË NDAJ SHBA-VE, MEJE DHE GRUAS

Allison Guerriero, ish-e dashura e Charles McGonigal, personi I cili denoncoi aferat e ish-agjentit të FBI-së ka rrëfyer në një interviste ekskluzive për emisionin Review në Euronews Albania, arsyet pse e denoncoi ish-të dashurin.

Ajo tha se arsyeja kryesore që e denoncoi është tradhtia që ai i ka bërë SHBA-ve duke punuar për rusët, por dhe tradhtia që i ka bërë asaj personalisht dhe gruas së tij.

Pjesë nga intervista:

Çfarë raporti ka pasur McGonigall me kryeministrin Edi Rama?

Allison: Unë besoj se ishin miq personal dhe flisnin shpesh në telefon më njëri-tjetrin.

Sa shpesh flisnin në telefon?

Allison Guerriero: Charli ka marrë në telefon kryeministrin Rama në praninë time jo shpesh, por shpesh më thoshte që e kishte mik të mirë.

A e njihni Agron Nezën? Një person bashkëpunëtor i afërt i ish- të dashurit tuaj, a kishit dëgjuar për të?

Allison Guerriero: Unë asnjëherë nuk e kam takuar z. Neza, nuk e njoh. Charli e ka përmendur si një mik të tij dhe kaq. Dhe që kishin udhëtuar bashkë për në Shqipëri, në Vjenë edhe për në Kosovë me makinë nga Shqipëria.

Kishte besim tek ju McGonigal?

Allison Guerriero: Ne të dy kishim besim tek njëri-tjetri shumë por nuk diskutonim gjëra për punën tonë në mënyrë të detajuar. Unë thjeshtë merrja informacionet bazike se ku ai do të shkonte dhe kë do të takonte, por nuk dija dhe nuk më thoshte që kishte gjëra të paligjëshme në këto aktivitete.

Nuk ju kishte lindur ndonjë dyshim?

Allison Guerriero: Jo sepse unë e besoja shumë atë.

Si ishte momenti kur vendosët të dërgonit emailin? Pse e bëtë?

Allison Guerriero: E kisha shumë mik William F. Sweeney, ne ishim miq të ngushtë dhe kisha shumë besim tek ai. Ka pasur një rast që unë mendova se ai më tradhtoi dhe nuk kishte të bënte shumë me Charlin. Atë ditë që unë dërgova emalin ishte varrimi i një anëtari të afërt të familjes sime dhe isha e dehur dhe bëra një gabim që nuk duhet ta kisha bërë.

A jeni penduar që e keni dërguar Emalin dhe ke denoncuar McGonigal?

Allison Guerriero: Nuk jam penduar që kam dërguar emalin, jam penduar që e kam dërguar në gjendje të dehur. Mund ta kisha bërë më mirë nëse do të isha esëll. Po nuk jam penduar që e kam dërguar atë email.

Çfarë përgjigje more nga shefi i FBI miku juaj dhe kolegu i MCGonigal? Çfarë ndodhi pas atij emali?

Allison Guerriero: Asgjë nuk ndodhi, ai më injoroi. Dhe nuk besoj që ky hetim është nxitur nga ai email. Besoj që hetimi për McGonigal ka nisur dy vite më pas, pra nuk kam qenë unë burimi i asnjë informacioni që ishte bazë për të nisur një hetim. Asgjë nuk erdhi nga ai email.

Kur daton ai email?

Allison Guerriero: Në 2019

Jonida: Je ndjerë e gënjyer apo e përdorur në mardhënjen me McGonigal?

Allison: Po, por e kam kaluar tashmë.

Jonida: A ju kishte premtuar që do të martoheshit bashkë? Çfarë planesh bënit?

Allison Guerriero: Nuk kemi folur për martesë. Nuk dua të jem aspak e martuar nëse do të doja të isha e martuar do ta kisha bërë vite më parë sepse jam 49 vjeç. Nuk doja fëmijë, më pëlqen të jem beqare më pëlqen shoqëria e një të dashuri dhe Charlie jepte një shoqëri të mirë, ishte sharmant.  Ishte tip i dalë dhe njerëzit tërhiqeshin prej tij nga ana shoqërore dhe donin të ishin përreth nesh sepse ne ishim të dy njerëz të tillë, dhe ishim të përfshirë në shoqërinë e lartë të New York, është një rrjet i mbyllur por i lartë i forcave të sigurisë. Doja vetëm të isha e dashura e tij.

Çfarë ju bëri të mërziteshit me McGonigal që më pas dërguar emailin?

Allison Guerriero: U mërzita sepse kur isha e dashura e tij mendoja që ai do të ndahej shpejt por nuk e kisha idenë që martesa e tij ishte paprekshme. Kur më tha që nuk ishte ndarë asnjëherë, nuk do të divorcohej asnjëherë dhe se kishte një jetë tjetër në Maryland ku shkonte një herë ose dy herë në muaj më ra bota sipër, u shkatërrova. Tani po që ndihem mirë sepse është një tradhëtar që ka dëmtuar njerëzit në SHBA dhe Shqipëri.

Si ishte marrëdhënia me familjen e tij?

Allison Guerriero: Kishte marrëdhënie shumë të mirë me fëmijët e tij shpenzonte kohë me ta njëherë apo dy herë në muaj me ta. Unë jam pak e tmerrshme për gruan e tij, për këtë kam shkruar edhe në rrëfimin që kam dhënë për Insider, më vjen keq çfarë i kam shkuar asaj gruaje. Nuk dua që familja e dhe fëmijët e tij të preken.

Ju i keni dërguar email të vazhdueshme gruas së tij. A është përgjigjur ajo?

Allison Guerriero: Ajo merrte në telefon babin tim dhe e ngacmonte atë ai asnjëherë nuk reagoi. Të dyja i kemi bërë keq njëra-tjetrës por janë në të kaluarën. Ajo pati edhe një padi kundër meje ku gënjeu që unë mund ti kisha shkaktuar vdekjen. Gruan e tij asnjëherë nuk e kam takuar. Më pas arritëm një marrëveshje dhe është pjesë e gjykatës në Maryland. Sa për telefonatat që I kam bërë, thjeshtë kam qenë e dehur dhe kam shtypur numrin e saj pa pushim.

A kishte njerëz të tjerë që mund të dinë të fshehtat e McGonigal?

Allison Guerriero: Kishte një shok të përbashkët që më tha që dinte se Charlie kishte një të dashur dhe unë i thashë se: Jam unë!

Të fundit