E mërkurë, 24 Prill, 2024

KOSOVA DHE SERBIA PRANË MARRËVESHJES, XHEZAIRI: KOHA PËR UNITET, BRITANIA E VETMJA MBËSHTETËSE E PRISHTINËS

Në “Ballkan Update” të gazetares, Linda Karadaku në ABC News, ishte i ftuar në lidhje live analisti, Seladin Xhezairi, përcjell KDP.

Në lidhje me situatën aktuale në Kosovë, ku ende nuk po arrihet një marrëveshje me Kosovën, Xhezairi u shpreh se është e vërtetë që në këtë rast përgjegjësi me shumë duhet të marrë qeveria që ka shumicën, por këtë herë më shumë se kurrë Kosova ka nevojë për një unitet mendimi dhe vendimi.

“Unë mendoj se kur është fjala për palën Kosovare, ish-kryeministri Haradinaj e tha të vërtetën dhe ktu e shoh hezitimin nga pala Kosovare të vej në jetësim këtë organizim. Pas firmosjes 10 vite më parë, filluan zërat  se në Kosovë do të imponohet një minirepublikë Serbska. Kur është fjala për palën serbe, kujtoj se është momenti i fundit të bien maskat, kur është fjala për “PO” vendimtare serbe për normalizimin e marrëdhënieve dypalëshe. Për momentin nga Beogradi thonë, se jo më larg se nesër, Vuçiç do t’i drejtohet parlamentin serb ku do t’i bëhet me dije se çfarë i kushton Serbisë rrëzimi i planit franko-gjerman. Ndërkohë dihen qëllimet e Rusisë, për të pasur një vatër të hapur në Ballkan. Kujtoj që pala Kosovare do të duhej të ishte me energjike në sensin e vendosjes në jetë të këtij projekti, duke marrë parasysh edhe projektin e implementuar në Maqedoni”,  tha fillimisht Xhezairi.

Analisti po ashtu komentoi edhe rolin e SHBA, duke përmendur vizitën e liderëve të opozitës së Kosovës, por edhje të zyrtarit serb Daçiç, i cili pritet që nesër të zhvillojë takime të rëdësishme.

Xhezairi  tha se sipas tij, Prishtina zyrtar ka një mbështetje vetëm nga Britania e Madhe.

“Në bazë të asaj që kam parë, rezulton se Prishtina zyrtare ka një mbështetje vetëm të Britanisë së Madhe, por të gjithë lënë të kuptohen se janë për ngritjen e Asociacionit, që nuk do të ishte e modelit të Republikës Serbska. Qeveria në Prishtinë, me ktë shumicë i takon të marrë përgjegjësinë për këtë marrëveshje, pa anashkaluar vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Ky hezitim për të vënë në jetë vendimin e Gjykatës nuk shkon në favor të politikës zyrtare të Kosovës, karshi negociatorëve. Kosovës, o tani o kurrë i duhet një unitet mendimi dhe veprimi, kur është fjala për këtë asociacion. Është i nevojshëm një bashkërendim i veprimeve,” shtoi analisti.

Të fundit