E shtunë, 20 Prill, 2024

KËTO JANË GJASHTË KUSHTET E KURTIT PËR ASOCIACIONIN

Kryeministri i Kosovë, Albin Kurti ka prezantuar kushtet e tij dhe të Qeverisë së Kosovës për të pranuar Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.

Më poshtë fjalimi i Kurtit në Kuvend:

“Asociacioni i komunave i dalur në parim nga marrëveshja Thaçi-Daçiq, si një mekanizëm i tillë nga Kosova mund të konsiderohet me këto kushte; Asociacioni duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi të Republikës së Kosovës; Nuk mund te jetë monoetnik, duhet të ndërrojë emri, nuk mund të bartë asnjë pushtet publik; Duhet të ketë reciprocitet të të drejtave çfarëdo të drejta për serbët në Kosovë duhet të ketë edhe për shqiptarët në Serbi; Para vendosjes së Asociacionit, duhet të shuhen strukturat ilegale në veri dhe armët ilegale duhet të dorëzohen; Asociacioni mund të jetë pjesë e marrëveshjes finale vetëm pas njohjes reciproke me ç’rast Serbia t’i ketë pranuar parimet e kartës së OKB-së për Kosovën; Dhe e fundit, Vuçiqi të tërheq letrat mosnjohes që ka dërguar ndaj pesë shteteve të Bashkimit Evropian.” – tha Kurti.

Më pas, ai interpretoi këto kushte si:

“Këto janë kushte politike dhe kanë bazë në aspektin univerzal dhe evropian. Vetëm pas njohjes, vetëm pas njohjes reciproke mund të zbatohet Asociacioni që s’mund ta ketë emrin monoetnik.” – tha ai.

Më pas, ai pyeti deputetët nëse “kishte ndonjë kusht që deputetët, të zgjedhurit e popullit, do ta hiqnin”.

Të fundit