E enjte, 28 Mars, 2024

GLOBALIZIMI I RADHËS

Nga Mark Leonard

A po rikthehet globalizimi? Kjo ishte çështja kryesore që u diskutua në takimin vjetor të Forumit Ekonomik Botëror në Davos, ku themeluesi i tij Klaus Shvab,  pyeti nëse është e mundur që të ketë bashkëpunim në një epokë të karakterizuar nga përçarja.

Gjatë dekadës së fundit ngjarja kryesore ishte humbja e vazhdueshme e “Njeriut të Davosit”, simbolit të biznesit global dhe kozmopolitanizmit . Kjo për shkak të krizës financiare të vitit 2008, Brexit, zgjedhjes president të Donald Trump, regresit të demokracisë në mbarë botën,pandemisë së Covid-19, dhe luftës së Rusisë kundër Ukrainës.

Që të gjitha ato u panë si shenja se globalizimi kishte shkuar shumë larg, dhe se tashmë do tëecte në drejtimin e kundërt. Por atmosfera në takimin e këtij viti ishte paksa më optimiste. Pavarësisht shqetësimeve të shumta mbi konfliktin në Ukrainë dhe problemet ekonomike, bota duket se po ecën pak më mirë nga sa prisnin elitat globale kur u takuan për herë të fundit në majin e vitit të kaluar.

Ukrainasit po u rezistojnë më shumë guxim pushtuesve rusë, Perëndimi është i bashkuarkundër Moskës, Evropa ka arritur ta shmangë krizëenergjitike këtë dimër, dhe disa pomendojnë se mund të shmangim edhe recesionin e pritshëm.

Për më tepër, nën këto zhvillime të rëndësishme afatshkurtra fshihet një zhvendosje më e thellë drejt një forme të re të globalizimitedhe pse në një formë që do të jetë krejt e ndryshme nga ajo që i parapriu. Ndërsa globalizimi i mallrave duket se ka arritur kulmin, shërbimet po bëhen gjithnjë e më të globalizuara, për shkak të revolucionit në punën onlinegjatë pandemisë.

Ndërkohë ekziston një revolucion i përshpejtuar në sektorin energjitik, i nxitur pjesërisht nga lufta në Ukrainë. Presidentja e Komisionit Evropian,  Ursula Von Der Lejen, dhe kancelari i Gjermanisë, Olaf Sholc, parashikojnë që adoptimi i gjerë i burimeve të rinovueshme dhe hidrogjenit do të jetë po aq i rëndësishëm sa revolucioni industrial i shekullit XIX-të.

Njëkohësisht, përparimet në Inteligjencën Artificiale (AI), po krijojnë mundësi të reja të mëdha, duke krijuar gjithashtu tensione mbi mikroçipet dhe frikën e ripërtërirë për papunësinë dhe robotët dashakeq.

Zhvillimet në të tria fushat  puna online, burimet e rinovueshme dhe AI ​​ do të lidhin vendet së bashku në rrjete të reja ndërvarësie. Siç tregon një raport i fundit i Institutit Global Mekinsej “asnjë rajon nuk është afër të qenit i vetë-mjaftueshëm. Por ri-globalizimi i parë në Forumin Davos, do të jetë thelbësisht i ndryshëm nga ciklet e mëparshme.

Së pari, ndërsa modeli i vjetër kishte të bënte me fitimet e korporatave, i riu ka të bëjë me sigurinë kombëtare në të gjitha dimensionet e saj. Vendet perëndimore e kanë portretizuar luftën në Ukrainë si një mbrojtje të rendit liberal, të bazuar në rregulla kundër agresionit të njëanshëm nga Rusia (dhe përrjedhojë edhe të Kinës).

Prandaj ata janë të zënë me shkëputjen e lidhjeve ekonomike nga Rusia dhe rimendimin elidhjeve të tyre ekonomike me Kinën. Në Davos, Ministrja kanadeze e Financave, Kristia Frilend, ishte vetëm një nga politikëbërësit e shumtë që theksoi nevojën e mbështetjetek miqtë.

Por për shumë njerëz jashtë Perëndimit, Evropa dhe Amerika janë po aq fajtore për prishjen e rendit global sa Rusia dhe Kina, një ngjarje kjo me pasoja të mëdha për sigurinë dhe prosperitetin e tyre. Sipas tyre, Perëndimi mori një vendim për ta kthyer luftën në një konflikt ekonomik (përmes paketës më ambicioze dhe më të gjerë të sanksioneve në histori) duke sjellë pasoja shkatërruese për miliarda njerëz.

Në forumet e deridjeshme në Davos, sistemi financiar i bazuar tek dollari amerikan shihej si një e mirë publike globale që do ta përhapte zhvillimin ekonomik në çdo cep të botës. Por tani ai po shihet gjithnjë e më shumë si një mjet, përmes të cilit Amerika mund të zbatojë preferencat e saj ideologjike dhe strategjike.

Sanksionet e vendosura kundëRusisë, ndjekin të njëjtin model të politikave perëndimore të përdorura për të ndjekur penalisht luftën kundër terrorit, dhe luftën kundër përhapjes sëarmëve bërthamore në Iran dhe Korenë e Veriut.

Siç mësoi mbi shpinën e saj banka franceze BNP Paribas në vitin 2014, kur u  gjobit me  më shumë se 8 miliardë dollarë për shkeljen e sanksioneve të SHBA-së, politika të tilla janë shndërruar në një rrjet global zvarritës, efektiviteti i të cilave mbështetet mbi politizimin e plotë të sistemeve globale që më parë cilësoheshin neutrale (në parim, dhe jo faktikisht).

Tani që xhindi ka dalë nga shishja, edhe të tjerët po politizojnë kuadrin global të rregullave dhe normave. Për shembull, Bashkimi Evropian, po shqyrton mundësinë vendosjes së një tarifë të re të karbonit për importet, dhe ka marrë tashmë masa për të parandaluar që të dhënat për qytetarët e tij të ruhen përtej kufijve të tij.

Nga ana e tyre Shtetet e Bashkuara, i kanë dyfishuar përpjekjet e tyre, si për shembull duke vendosur ndalime gjithëpërfshirëse për shitjen në Kinë të teknologjive të rëndësishme strategjike. Rezultati nuk është thjesht një ballkanizim i njohurive. Tani të gjitha vendet po bëjnë përpjekje edhe më të mëdha për tu mbrojtur nga rreziqet e ndërvarësisë.

Një prirje tjetër që do ta diferencojë epokën e ardhshme të globalizimit, mund të jetë edhe më e rëndësishme. Ndërsa Britania dhe SHBA-ja ishin respektivisht në qendër të të dy valëve të para të globalizimit, vala e re do të jetë multipolare dhe si rrjedhim multi-ideologjike.

Kina jo vetëm që e ka mbyllur hendekun ekonomik me Amerikën, por e ka tejkaluar atë si partnerja më e madh tregtare për shumicën e vendeve në botë. Kjo nënkupton një ndryshim të madh në balancën e fuqisë ekonomike.

Kjo dinamikë e re sugjeron se bota do të ndahet jo vetëm nga nacionalizmi, por edhe nga ide që janë në thelb të ndryshme në lidhje me rendin ndërkombëtar. Të pranishmit në Davos panënjë ilustrim të përsosur të kësaj, kur presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenskii bëri thirrje botës gjatë një lidhjeje direkte që të bashkohet kundër luftës së paprovokuar të Rusisë. Ndërsa gjysma e publikut brohoriste me entuziazëm, gjysma tjetër u shfaq e palëkundur nëqasjen e saj neutrale. Edhe nëse shumë vende i simpatizojnë ukrainasit, ata kanë frikë se konflikti po përdoret për të nxitur një Luftë të Ftohtë 2.0, që do ta ndajë botën në demokraci dhe autokraci.

Dhe kjo është gjëja e fundit që duan shumica e udhëheqësve politikë. Në diskutimet private, liderët afrikanë, ata të Lindjes së Mesme dhe të Amerikës Latine ankohen se vendet e tyre përjetuan një humbje të sovranitetit dhe kontrollit gjatë Luftës së Parë të Ftohtë.

Ata mendojnë se vendet e tyre do të kishin pak gjasa të përfitonin nëse do të duhet të zgjedhin sërish të mbajnë anë në këtë përplasje të re. Edhe aleatët e Shteteve të Bashkuara janë kundër pozicionimit të prerëUnë bisedova me një manjat japonez, i cili është shumë i shqetësuar për politikën aktuale të jashtme të Kinës, por nga ana tjetëështë kundër dobësimit tëbashkëpunimit ekonomik me këtë vend.

Dhe në fjalimin e tij në forumkancelari gjerman Sholc  deklaroi se bota e vitit 2045 nuk do të ishte bipolare, por shumëpolare. Tek e fundit, Shvab mund të ketë të drejtë të shpresojë për një bashkëpunim në kohën tonë përçarëse. Por ne duhet ta kemi që tani parasysh faktin, qëglobalizimi i ardhshëm do të ndryshojë rrënjësisht nga ai i fundit. / “Project Syndicate” – Bota.al

Të fundit