E enjte, 18 Prill, 2024

HABIT PRESIDENTI KROAT: “E ANEKSUAM” KOSOVËN NGA SERBIA

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, duke komentuar luftën në Ukrainë, ka deklaruar se Serbia dhe Rusia nuk janë njësoj, duke shtuar se Kosova është marrë dhe aneksuar nga Serbia.

“Serbia dhe Rusia nuk janë njësoj. Ky fatkeqësisht është një fakt dhe rrezik i dhimbshëm. Ne e aneksuam Kosovën. Ne dhe bashkësia ndërkombëtare. Është marrë nga Serbia. Kush e bëri atë përveç se ne? A e kemi njohur Kosovën? Nuk është aneksim, është grabitje. Si quhet kjo? Ekstrasion. Nuk është fyti po qafa. Kjo nuk është vënie në pikëpyetje e Kosovës, por e gjithë konceptit”- e citon televizioni i pavarur kroat N1 presidentin Zoran Milanoviq.

Këto komente shefi i shtetit kroat i ka bërë në qytetin Petrinje gjatë përcjelljes së kontingjentit të ushtarëve të Kroacisë në kuadrin e aktiviteteve të NATO-s në Lituani.

Sipas tij, Rusia është një vend i rrezikshëm. “Ju nuk kuptoni asgjë. Po mi krahasoni serbët, këta opingaxhinj që u rebeluan këtu me superfuqinë botërore bërthamore të botës”, – citon kdpolitik.com presidentin kroat. Sipas Milanoviqit “ukrainasit patologjikisht urrejnë rusët, ky është fakt. Kroatët nuk i kanë urryer serbët kaq shumë, aq sa këta atje po i urrejnë rusët”.

Ai thotë se Rusia është një vend i errët. “E zeza është e errët, kjo nuk është mirë, por ajo ka diçka që e sheh si interes të saj dhe ne po shkojmë kundër saj. E dini kush sillet kështu? Ai që paguan me paratë e të tjerëve!” -ka deklaruar Milanoviq.

“Çështja është sa do t’i ndihmojmë Ukrainës. Kjo nuk është ndihmë, kjo është torturë. Ata duhej të ishin detyruar (të ulen) në tryezën negociatore. Duhet të humbin jetën 300.000 ukrainas,” – citohet të ketë thënë shefi i shtetit kroat duke pohuar se “i dhemb zemra kur e shikon këtë”, dhe duke parashikuar se Krimeja nuk do të jetë më pjesë e Ukrainës.

Të fundit