E diel, 27 Prill, 2025

BEOGRAD: PADI PENALE KUNDËR AMBASADORIT RUS

Një grup rusësh dhe ukrainasish që kundërshtojnë luftën në Ukrainë me një avokat nga Beogradi kanë ngritur një sërë akuzash penale kundër veprimit të  grupit ushtarak privat rus Wagner, si dhe për shkak të mobilizimit të shtetasve serbë për të lufuftuar në Ukrainë, në anën ruse.

Kallëzime penale janë bërë kundër drejtorit të Agjencisë serbe të Sigurisë Kombëtare (BIA) Aleksandar Vulin, ambasadorit rus në Serbi Aleksandar Bocan Harçenko, Qendrës Humanitare serbo-ruse në Nish dhe disa organizatave djathtiste.

Avokati Çedomir Stojkoviq ka deklaruar se të gjithë ata po punojnë për mobilizimin e qytetarëve të Serbisë për luftë.

“Harchenko drejton, Vulin pengon punën e kundërzbulimit, qendra në Nish është një platformë dhe kemi Wagnerin realitet”, – ka shkruar Stojkoviç në Twitter.

Ndërkaq, në një deklaratë për seksionin serb të Zërit të Amerikës, Stojkoviq tha se  ndonëse Harchenko gëzon imunitet sipas Konventës së Vjenës, atij mund t’i hiqet imuniteti:

“Aleksandar Bocan Kharchenko, ambasadori rus është këtu shef i organizatës që në territorin e Republikës së Serbisë, nga njëra anë, mobilizon qytetarët e Serbisë për të marrë pjesë në luftën në Ukrainë, ndërsa nga ana tjetër u mundëson qytetarëve të Serbisë  mjete financiare, rekomandime dhe udhëzime se si të aplikojnë për luftën në Ukrainë, përkatësisht në këtë rast, së pari për stërvitje në ushtrinë e Federatës Ruse”.

Përveç Stojkoviqit, kallëzime penale kanë paraqitur edhe përfaqësuesit e Shoqërisë Demokratike Ruse, shoqatës së diasporës ukrainase  “Bëj mirë” dhe organizatës humanitare “Pëllumbi i paqes”,- përcjell kdpolitik.com njoftimin e Radios Evropa e Lirë.

Të fundit